Dalin notat e provimeve me zgjedhje

Formula e llogaritjes se pikeve te matures per pranimet ne universitet publike.

Publikohen rezultatet e marra nga maturantet ne provimet me zgjedhje. Gjate pasdites se djeshme Ministria e Arsimit ka publikuar listen me notat e marra nga maturantet e te gjitha rretheve ne provimet me zgjedhje qe u zhvilluan me 30 qershor.

Per te mesuar rezultatet e marra nga keto prvime maturantet mund te drejtohen ne faqen e internetit te Ministrise se Arsimit www.mash.gov.al, ku gjendet lista zyrtare me notat përkatëse, ndërkohë që lista gjendet e publikuar edhe në faqen e internetit të gazetes metropol. Sipas të dhënave të konfirmuara nga ekspertët Agjancisë Kombëtare të Provimeve pohohet se pjesa dërrmuese e notave të marra në këto provime i takojnë nivelit mesatar.

Rreth 5 për qind e maturantëve pohohet të kenë ’ marrë nota të mira, po kaq raportohet të jetë edhe niveli i notave negative. Sikundër ka ndodhur edhe në dy provimet e detyruara, rregullorja e maturës edhe për provimet me zgjedhje të këtij viti përcakton se asnjë maturant nuk do të ketë mundësi që të ankimojë notën e marrë në rast se do të rezultojnë të pakënaqur me vlerësimin e dhënë gjatë korrigjimit të testit.

Kush rezulton mbetës në një nga provimet e maturës 2012, automatikisht përjashtohet nga gara e universiteteve për vitin e ri akademik. Vetëm pas marrjes së notës kaluese në të gjitha këto provime maturanti do të mund të pajiset me diplomën e maturës, e cila kushtëzon shlyerjen e detyrimeve me shikollën e mesme, si dhe lejon vijimin e procedurës për pranimet në universitetet.

Këtij rregulli gjatë këtij viti do t’i nënshtrohen edhe universitetet private. Me daljen e këtyre rezultateve maturantët do t’i nënshtrohen garës zyrtare për pranimet në shkollat e larta publike, të cilat do të kryhen me anë të formularit A-2. Formulari tashmë është gati dhe plotësimi i tij pritet të nisë në javën e fundit të muajit korrik.

Gjatë javës së ardhshme drejtoritë arsimore në të gjitha rrethet e vendit do të tërheqin formularin A-2, ne permbajtjen e te cilit jane renditur mbi 300 programe te ndryshme studimore, qe do te ofrojne te gjitha fakultetet publike ne vend gjate vitit te ri akademik.

Edhe per maturen e 2012-s, plotesimi i formularit do te jete i njejte, ckqa do te thote se maturantet do te perzgjedhin serish dhete deget me te preferuara sipas nje rendi zbrites nga me e preferuara. Nepermjet ketij listimi do te behet renditja e fituesve pas mbylljes se procedures perllogaritese te komponenteve perberes te matures shteterore, Formula tradicionale e llogaritjes se pikeve totale me te cilat maturantet do te garojne per nje vend pranimi ne auditoret publike gjate ketij viti do te pesoje ndryshime.

Kjo pasi ne gare do te perfshihen edhe maturante qe jane testuar ne tri lenden me zgjedhje, si dhe te tjere qe jane testuar vetem ne dy lende me zgjedhje. Bashkengjitur shkrimit do te gjeni te detajuar shembujt se si do te llogariten piket e matures per te dyja rastet.

Perzgjedhja e degeve qe ju bejne fitues!

Duke iu refeiuar aplikimeve të bëra gjatë viteve të shkuara, specialistët këshillojnë maturantët të bëjnë kujdes që të vlerësojnë drejt raportet e kërkesës për studime, pikëve të mbledhura në total nga provimet si dhe kapaciteteve te përcaktuara për çdo Fakultet.

Në pranimet e vitit të shkuar ka rezultuar se gjatë caktimit të preferencave shumë kandidatë janë orientuar drejt degëve profili i të ciiave islite diametralisht i kundërt me lëndët në të cilat janë testuar. Kjo ka bërë që ata në llogaritjen e rezultatit final të humbasin shumë pikë, duke rrezikuar në këtë mënyrë edhe ndjekjen e shkollës së lartë gjatë këtij viti.

Në këto kushte, ekspertët këshillojnë që gjatë plotësimit të tregohet kujdes i veçantë në shmangien e krijimit të disniveleve ndërmjet kërkesave të paraqitura apo raportit preferencë-kërkesë, tregues që mund të ndryshojnë jo vetëm ndërmjet universiteteve, por dhe brenda të njëjtit universitet. Duke mbajtur parasysh këtë ndarje, maturantët mund të përcaktojnë programet e tyre të studimit ku kanë më shumë mundësi që të shpallen fitues.

Hapat ne te cilat do te kaloje gara per pranimet ne universitetet publike

Drejtoritë arsimore në të gjitha rrethet vendit duke nisur nga java e ardhshme do të iniciojnë tërheqjen e formularit A-2, për ta shpërndarë më pas në shkollat e mesme, të cilat do të çelin procedurat e plotësimit për maturantët gjatë javës së fundit të muajit korrik.

Maturantët duhet të tërheqin kopjen unike të këtij formulari, në të cilin do të listojnë dhjetë programet ku duan të vijojnë shkollën e lartë për vitin e ardhshëm akademik. Para se ë plotësojnë këtë formular ata duhet të tregohen të kujdesshëm, pasi gabimi më i vogël sjell skualifikimin e tyre nga gara për pranimet në universitete.

Për këtë ekspertët e maturës këshillojnë që fillimisht ky formular duhet të studiohet mirë, çka do të thotë se maturanti që më parë duhet të bëjë fotokopje të tij të ushtrohet mbi preferencat që do të caktojë dhe që mendon se bëjnë fitues. Vetëm më pas mund të plotësojnë kopjen origjinale, e cila duhet dorëzuar pranë drejtorisë së shkollës në afatet e përcaktuara.

Një tjetër këshillë e dhënë nga ekspertët për këta maturantë është edhe ruajtja i një kopje të formularit të plotësuar. Kjo me qëllim që për çdo rast problematik që mund të lindë mbi caktimin e preferencave apo degëve në të ciiat do të shpallen fitues të ekzistojë mundësia e ballafaqimit. Pas mbylljes së afateve zyrtare për plotësimin e formularit A-2 agjencia përkatëse do të bëjë llogaritjen e pikëve finale të maturës për secilin kandidat.

Rezultatet me të cilat maturantët do të hyjnë në garën e pranimeve do të shpallen në mesin e muajit gusht. Pas verifikimit të tyre edhe nga vetë maturantët do të nisë renditja përfundimtare, nga ku do të përcaktohen të gjithë kandidatët që do të pranohen në fakultetet publike sipas kuotave të miratuara nga qeveria për secilin program studimi. Për vitin e ri akademik, që pritet të iniciojë gjatë muajit tetotr strukturat universitare publike do të ofrojnë studime mbi 300 programe të ndryshme studimore në të gjithë vendin.

Formula se si do te llogariten piket per pranimet nr universitetet publike

Për llogaritjen e pikëve:

Shënohen me M, Dl, D2,Z1,Z2 dhe Z3 përkatësisht pikët mesatare të shkollës së mesme, ulerësimet në lëndët e detyruara dhe në ato me zgjedhje

Shënohen me K koeficientin e shkollës të përcaktuar nga universiteti publik

Shënohet me Fl, F2, FB koeficientet e lëndëvë me zgjedhje të për-caktuara nga universitetet

Llogaritja e shumës totale të pikëve maturanti mbledh nga të gjithë këta komponentë do të jetë:

1. Kur maturanti jep 2 provime me zgjedhje, me formulën:

E2=(0.2 x(M+Dl+D2)x K + 0.4 x (Z1XF1+Z2- X F2):2) X 100 x 5

Kur maturanti jep 3 provime me zgjedhje, me formulën

E3=(0.2 x (M + D1+D2)X K+0.4X (Z1 x Fl + Z2 x F2 +F3 X Z3):3)

xlOO x5 ”

)

Shembull:

, K=1.4 M= 7.98 Dl=7.70 D2=8.34 Z1=9.50,Z2=6.68,Z3=7-.30,F1=1.3 F2=1.3 F3=1.2 E3=(0.2X(7.98+7.70+8.34)xl.4+0.4x(9.50xl+6.68x 1.3

+7.30X1.2):3) x 100-*5) = 10.318 x 100 x 5 = 5159 pikë

Shënime

• Koeficienti 0.2 tregon që nota mesatare (M) dhe dy provimet e de-tyruara, D1 e D2, kanë secila nga 20 për qind të peshës së vlerësimit •.-përfundimtar »

Shumëzimi me.’koefidentin 5 në formulat e mësipërme bëfiet për efekt të referimit line^pikë në maturat para vitit 2012.

Similar Posts:


Leave a Reply