Daçiç: Do ndërpres bisedimet me Thaçin

Author: | Posted in Social No comments

ivica-dacicNese IBM-ja nuk zbatohet sic u ra dakord ne Bruksel, Ivica Dacic, kryeministri i Serbise, deklaroi se do te nderprese bisedimet me Thacin te ndermjetesuara nga BE. Dacic tha se nuk do te zhvilloje negociata nese nuk do te respektohet marreveshja per te mos u paguar dogane per mallin e mbetur ne pjesen veriore te Kosoves.

Sipas medjave serbe, ai ka thene se eshte i pakenaqur me ate qe eshte duke ndodhur ne pikat kufitare ne te cilat ka nisur zbatimi i marreveshjes per Menaxhimin e Integruar te Kufijve. Per te njejten arsye kane protestuar nje dite me pare edhe banoret serbe te veriut, qe bllokuan perkohesisht piken kufitare te Jarines, ku dhe kane penguar qarkullimin e automjeteve.

Nga ana tjeter, eshte bere e ditur nga zyrtare te Doganes se Kosoves se, si ne pikat e tjera ashtu edhe ketu eshte duke u zbatuar marreveshja. Adriatik Stavileci ka thene se importi i mallrave ne kete pike ka qene i ulet qe prej fillimit te zbatimit te marreveshjes per Menaxhimin e Integruar te Kufirit.

Stavileci tha se jane lejuar mallrat me natyre konsumi ne sasi te uleta, ndersa mallrat e natyres komerciale u derguan per t’u zhdoganuar ne terminalin doganor ne Mitrovice. Kurse, persa i perket mallrave me akcize si gazi, nafta, pijet alkoolike, u derguan per zhdoganim ne Merdare.

Deri me tani, zyrtaret e Doganes se Kosoves thone se nuk ka pasur asnje problem ne zbatimin e marreveshjes per Menaxhimin e Integruar te Kufirit. Parashihet qe deri ne fund te ketij viti, kjo marreveshje te filloje te zbatohet edhe ne Bernjak dhe te Dheu i Bardhe, dhe ne nje faze te me vonshme do te zbatohet dhe ne dy pika te tjera.

 

Similar Posts: