Clinton: Nuk ka më diskutim kufiri

Author: | Posted in Politics 1 Comment

Jane te qarte dhe te caktuar pergjithmone tashme kufijte e Kosoves. Kjo ishte vendosmeria amerikane ne Prishtine diten e sotme nga sekretarja e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Hillary Clinton, e cila gjate vizites se saj ne Kosove ishte e shoqeruar nga shefja e diplomacise europiane, Catherine Ashton.

Do ta nxiste fakti qe Kryeministri Hashim Thaci i kujtoi viziten e sekretares amerikane 13 vite me pare te shqiptareve te shperngulur ne maqedoni, dhe sekretarja amerikane u shpreh ne fjalen e saj para mediave se nuk eshte e sigurte apo ndonje popull ne mbare boten te kete bere aq shume progres ne nje periudhe shume te shkurter si Republika e Kosoves.

Gjate fjalimit te saj lidhur me kete teme te vizites se saj ne lidhje me dialogun Kosove-Serbi, Hillary Clinton beri edhe nje here te qarte ashtu sic beri edhe nje dite me pare ne Beograd, se Shtetet e Bashkuara te Amerikes e kundershtojne dialogun per ceshtje statusi kufijsh.

Kufijte do te ngelen sic jane u shpreh ajo. “Shtetet e Bashkuara te Amerikes jane mese te qarta dhe te prera ne qendrimin per integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosoves per te pare sundimin e ligjit ne te gjithe territorin e Kosoves.

Ne jemi te qarte dhe do te kundershtojme cdo bisedim per ndryshim territorial apo per statusin. Tashme kufijte e Kosoves jane te qarte dhe te caktuar nje here e pergjithmone. Une personalisht i shpreh mirenjohje Kryeministrit Thaci i cili thote qe eshte kryeminister i te gjithve ne Republiken e Kosoves, i veriut dhe i jugut”, tha Hillary Clinton.

Ajo gjithashtu nuk la pa permendur dhe e vlersoi si te guximshem vendimin e kryeministrit Hashim Thaci i cili mori vendimin per te shkuar ne Bruksel dhe te takohet me kryeminsitrin serb, Ivica Dacic.

Ndersa shefja e Politikes se Jashtme dhe Sigurise ne Bashkimin Europian, Catherine Ashton nga ana tjeter ka permendur veriun e Kosoves ku sipas saj dialogu ka per qellim qe te gjithe qytetaret e asaj pjse, te mund te jetojne jeten e tyre.

“Ky dialog qe ne kemi filluar nuk eshte i lehte, as per Kryeministrin Hashim Thaci dhe as per Kryeministrin serb ivica Dacic. Gjithashtu une e di shume qarte qe edhe populli i Kosoves me historine e shkuar dhe friken qe mund te keni as per ju nuk eshte e lehte ky dialog, por ne ju bejme thirrje se ky dialog eshte per normalizimin e jeteses, qe qytetaret e cdo etnie te jetojne jeten e tyre dhe te ndjejne qe jane pjese e kesaj shoqerie. Dhe kjo gje arrihet vetem duke u ulur dhe biseduar, hapur dhe shume qarte” tha Catherine Ashton ne fjalen e saj para mediave.

Ndersa Hashim Thaci ne fjalen e tij, si fillim ka shprehur keqardhjen e tij per pasojet e Uraganit “sandy” qe goditi Shtetet e Bashkuara te Amerikes, i cili tha “le te lutemi per viktimat”, dhe me tej siguroi te dy zonjat, Clinton dhe Ashton se ai eshte kryeminister i te gjithe qytetareve te Kosoves, edhe atyre ne veri qe se fundmi strukturat e financuara nga qeveria serbe po i veshtirsojne shume punen institucioneve te Kosoves.

Nderkohe ai gjithashtu u shpreh se gjate takimit jane arritur pajtueshmeri ne vazhdimin e normalizimit te marredhenieve mes Serbise, dhe ka perseritur dhe nje here se “ora e historise per Kosoven nuk ka per tu kthyer asnjhere me mbrapa”.

“Tashme Pavarsia e Kosoves, integriteti i saj territorial, organizimi i rendesishem shteteror tashme jane fakte te njohura kudo nderkombetarisht dhe te adiskutueshme. Dhe gjerat qe jane ne interes te dy shteteve jane te shumta, dhe e vetmja zgjidhje dhe rruge per integrimin ne BE eshte dialogu”, tha Hashim Thaci ne fjalen e tij.

Hillary Clinton dhe Catherine Ashton e kane filluar diten e merkure me takime, si fillim me presidenten e Kosoves Afitete Jahjaga dhe vijuan me zyrtare te tjere te larte shteterore. Teksa vizituan ambientet e Qeverise se Kosoves dy zonjat u takuan edhe me perfaqsues te tjere te partive politike parlamentare, dhe ku te cilat iu dhane mbeshtetje maksimale ne normalizimin e marredheineve Kosove-Serbi, por ajo qe u verejt ishte se levizja Vetvendosje nuk ishte e pranishme.

Similar Posts:

Comments
  1. Posted by Regina