Clinton dhe Ashton mbërrijnë në Prishtinë

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Ka mberritur ne Prishtine Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton dhe Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, bronesha Catherine Ashton te cilat kane mberritur ne areoportin e Prishtines rreth ores 20:00.

Kjo vizite ne Prishtine vjen pas ndalesave te tyre qe paten ne Beograd dhe Sarajeve pjese kjo e turit Ballkanik te tyre dhe qe ne daten 1 nentor pritet te vije edhe ne Tirane Sekretarja e Shtetit Amerikan Clinton.

Ato jane pritur ne Prishtine ne areoport nga Presidentja e Kosoves Afitete Jahjaga dhe perfaqsuesi i Bashkimit Europian ne Kosove, Samuel Zhbogar. Clinton dhe Ashton sipas itenerarit zyrtar thuhet qe do te takohen diten e neserme me Presidenten e Kosoves Afitete Jahjaga dhe me Kryeministrin Hashim Thaci te cilet do te paraqiten ne nje konference te perbashket per shtyp.

Gjate kesaj vizite te tyre ne Prishtine pritet qe Hillary Clinton dhe Catherine Ashton te dy shefe te diplomacise amerikane dhe europiane te riperserisin mbeshtetjen e tyre te palekundur per shtetin e Kosoves dhe proceseve integruese ne vend.

Similar Posts: