Çiftit grek i humbin bagëtitë, bëjnë sherr me shqiptarët

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Igumenice – Një bari grek dhe gruaja e tij, banorë të fshatit Palampas në Igumenicë, u sulmuan nga shqiptarët e Janjarit, një fshat aty pranë. Pasi u informuan nga autoritetet shqiptare në lidhje me vendndodhjen e bagëtive të tyre të vjedhura, viktimat udhëtuan për në Janjar, pasi pretendonin se atje ndodheshin 32 lopë dhe 87 dele.

Ata kaluan kufirin greko-shqiptar në përpjekje për të marrë mbrapa kafshët e tyre, por janë rrahur nga hajdutët e dyshuar. Kjo njoftohet në www. deropoli.com. Grekët u përballën me fshatarët shqiptarë, me sa duket të afërmit e Rushit Ismailit, i cili kishte qenë i arrestuar më parë për vjedhjen e disa bagëtive, ndërsa Astriti, djali i tij, është i kërkuar nga autoritetët lokale për të njëjtat akuza. Pas sulmit, çifti grek qëndroi në Shqipëri për gjashtë orë. Policia shqiptare është ende në kërkim të të dyshuarve. Autoritetet besojnë se Astrit Ismaili ka marrë pjese ne rrahje.

Similar Posts: