CEZ-i kercenohet nga qeveria

Author: | Posted in Albania No comments

Enzo-Bozdo_CEZQeveria kercenoi CEZ-in, duke nisur nga drejtuesit dhe deri te punetoret e saj se do te perballen me masa ligjore, deri dhe ne ndjekje penale, nese vazhdojne te kufizojne energjine ne menyre te paligjshme.

Zv/ministri i METE, Eno Bozdo ka theksuar se, METE i kerkoi CEZ qe te mos krijoje tension publik me veprimet e saj. Te mos ofrosh me dashje nje sherbim publik te domosdoshem perben veper penale, per te cilen te gjithe do te pergjigjen pa perjashtim.

Eno Bozdo thote se qeveria ka prova qe ne shume raste, per te permburshur detyrimet e saj ligjore, CEZ nderpret qellimisht ose per shkak te neglizhences energjine elektrike. Ai gjithashtu shprehet se ka prova qe tregojne se parametrat e stakimit te kabinave jane me te uleta se normalja. Kompania CEZ i ka reduktuar vete gje qe ka sjelle nderprerje te shpeshta dhe pa shkak te energjise elektrike.

Furnizimi me energji elektrike eshte duke u shkallezuar javet e fundit, dhe si pasoje Tirana dhe rrethe te tjera kane kufizime, qe ne disa zona te caktuara vazhdojne edhe me dite te tera. Megjithese zyrtarisht stakimet jane justifikuar zyrtarisht nga kompania, ne disa zona te vendit jane shkaktuar protesta se fundmi.

Licenca e CEZ.

Per shkak te nderprerjeve te energjise, Enti Rregullator i Energjise po merret me hapesirat ligjore per te prishur menjehere kontraten me CEZ. Per te pare nese ligji ofron hapesira per prishjen e kontrates me CEZ, po zhvillohen konsultime me kompanine konsulente, te cilen e ka pajtuar qeveria per te negociuar konfliktin problematik me te.

Eshte nisur zyrtarisht nje muaj me pare nga Enti, procedura per te rishikuar licencen e CEZ, ne te cilen i vendosi disa kushte per te plotesuar. Priten ne date 17 pergjigjet zyrtare nga CEZ per keto kushte, qe ajo te marre vendim se si do te veproje.

Edhe pse mund te konstatoje se CEZ nuk i ka plotesuar kushtet, pritet qe te merret edhe nje tjeter muaj per te finalizuar procedurat ligjore per heqjen e licences. Qeveria duket e trembur per shkak te nderprerjeve qe po shkaktojne zemerim publik dhe se vete autoritet nuk kane me kontroll mbi sektorin energjitik. Per keto arsye, qeveria po kerkon te tjera rruge per pershpejtimin e procesit te ndarjes perfundimtare me CEZ.

Similar Posts: