RTK LIVE » Ekonomi

Ligji për duhanin e dëmton ekonominë apo e mbron shëndetin?
Aprovimi i Ligjit per Kontroll te Duhanit eshte kundershtuar ashper nga subjektet per mbrojtjen e interesit te bizneseve ne Kosove, duke thene se ekonomia kosovare me kete ligj do te kete humbje dhe do t’i hapej rruga ekonomise informale dhe kontrabandes. Pas qendrimit ne zyren e Presidentes, Ligji per Kontroll te Duhanit perfundimisht u dekretua. Pas konsultimeve, zyra e presidentit lajmeroi se eshte vendosur se ligji do te dekretohet, per te qene ne interes te shendetit publik te qytetareve ne nevoje.

Ne pergjigjen e zyres se presidentes thuhet se ajo vleresoi kerkesat e grupeve te interesit ne dhe ne baze te analizes se pergjithshme vendosi te nenshkruaje ligjin duke marre parasysh vendimin e Kuvendit. Ne pergjithsi ligji nuk cenon te drejtat kushtetuese dhe interesat legjitime te Republikes se Kosoves dhe interesi i shendetit publik u vleresua qe te jete ne interes te nje rendesie te vecante.

Grupe te interesit, pas dekretimit nga Presidentja, paralajmeruan se ceshtja do te dergohet deri ne Gjykaten Kushtetuese. Shoqata e shitesve me pakice te duhanit shprehen se do te demtohen nga mos-ekspozimi i duhanit. Haqif Vitia, kryetari i shoqates, tha deri tani ne pergjithsi nuk kane qene kunder ligjit, por kunder nenit 9.2, sepse ligji sipas tij eshte i mire nese zbatohet, por atyre u shqeteson fakti se duhanin e kane si produkt kryesor te shitjes, mbi 90% dhe per kete arsye kane bere ankesa, kerkesa por dhe protesta megjithese presidentja e ka nenshkruar. Tani ne bashkepunim me Oden Ekonomike Amerikane te Kosoves dhe me Oden Ekonomike te Kosoves, jane duke bere ankese tek avokati i popullit dhe me pas ne Gjykaten Kushtetuese me kusht qe ai nen te riformohet ose te hiqet fare, sepse ata mund te detyrohen t’i mbyllin ato biznese nese cigaret nuk ekspozohen.

Kryetari i OEK-se, kundershtimin e nenit 9.2 e konfirmoi duke thene se ceshtjen do ta coje deri ne Gjykaten Kushtetuese. Gerxhalliu tha se nuk do te ndalen, por do te shkojne te Avokati i Popullit dhe me pas ne Gjykaten Kushtetuese dhe ne fund do te analizojne se cilat do te jene veprimet, jo qe te ndryshohet ligji por te ngrihet neni 9.2 i cili per ta eshte dicka antikushtetuese.

Duke qene se interesi i bizneseve nuk eshte marre aspak parasysh, ai ka kritikuar vendmin e Presidentes duke shtuar se me kete shkelen parimet e tregtise se lire. Me tej Gerxhalliu tha se dialogu publiko privat u varros dhe te degjuarit te zerit te sektorit privat, ate dite kur u dekretua ligji nga vete Presidentja, ca mendon rreth ligjeve te cilat jane propozuar ose jane miratuar ne Kosove.

Ardhmeria e Kosoves eshte demtuar nga vete fakti se miratohen apo dekretohen ligjet dhe eshte e veshtire te gjinet zbatimi ne realitetin kosovar duke perfshire aspektin politik, ekonomik dhe te gjitha fushat pozitive te imazhit te vendit. Ai vete eshte kundershtar i nenit 9.2 i cili eshte kunder ligjit ku shkelen rregullat e organizatave boterore te tregtise dhe sipas tij eshte nje cenim i drejtperdrejte i tregtise se lire prandaj lidhur me kete ceshtje efektet do te jene mjaft negative.

Deputetet e Kuvendit te Kosoves, jane kritikuar nga Gerxalliu sepse nuk kane ditur se cfare po votonin. Ai shtoi se tani esht momenti ku populli do te shprehe fjalen e tij, te vendose se kujt do t’ia jape voten qe perfaqeson interesin e tyre, sepse sipas tij nuk eshte e arsyeshme qe te bisedohet me 46 deputete dhe te gjithe te thone se nuk jane ne dijeni per ate cka kane votuar.

Per kreun e Odes eshte ceshtje shqetesuese se ligji do te sjelle shume pasoja negative. Gerxhaliu nenvizoi se me shqetesuese jane impaktet negative ne forme duale qe do te krijonin papunesi, korrupsion dhe krize sociale, nje dukur kjo mjaft negative qe do te demtonte imazhin e Kosoves, per faktin se Kosova do te monitorohet nga institucionet e ndryshme nderkombetare. Do te jete nje vleresim negativ dhe kjo pengon perspektiven evropiane te vendit.

Oda Ekonomike e Kosoves dhe Oda Ekonomike Amerikane ne Kosove ne lidhje me nenin 9.2 te ligjit per Kontroll te Duhanit, megjithe qendrimet diametralisht te kunderta te ceshtjes se vendosjes se masave kufizuese per import te cimentos, kane qendrime te njejta.

Per sa i perket kundershtimit te ligjit, Artan Zeka, kryetari i Odes Ekonomike Amerikane te Kosoves, eshte njekohesisht ne te njejten vije me kreun e Odes Gerxhaliun. Zeka thote se meqenese eshte nje ligj i rendesishem per mbrojtjen e shendetit publik, ai e mirepret kete ligj ne pjesen me te madhe te Kosoves dhe faktin e ndalimit te konsumit te duhanit brenda objekteve te hoteleve. Neni 9.2 i cili ka te beje me ndalesen e ekspozimit, eshte pika qe del konstetuese per Oden Ekonomike Amerikane dhe per pjesen me te madhe te komunitetit te biznesit. Duke ditur qe egziston nje numer shume i madh shitesish ilegal te duhanit neper rruge dhe dilema se si mund te kontrollohen ata shites, ai mendon se nuk eshte ende i gatshem per te patur nje nen kaq kufizues.

Me nenin 9.2, sipas Zekes dhe Gerxhaliut do te nxiten dhe kontrabandat dhe evazioni fiskal. Ai shtoi se ndalesa e konkurrences se mirefillte, eshte shqetesimi me i madh, kur nuk eshte i lejueshem tregtimi i nje produkti ne baza te ekonomise se tregut, atehere ajo qe nxitet eshte ngritja e nivelit te informalitetit dhe ne njefare menyre rritja e prezences se korrupsionit brenda sektorit privat, sepse ne keto raste industria e duhanit do te gjeje metoda te tjera joligjore per biznesin e duhanit, kjo do te ndikoje me pas me zvogelimin e te hyrave per shtetin.

Selatin Kacaniku, mbrojtesi i interesit te konsumatoreve, kritikoi ne lidhje me keto qendrime te asosacionit te bizneseve. Kcaniku tha se ata vete si konsumatore jane dhe taksa pagues dhe gjenerues te rendesishem ne buxhetin e Kosoves dhe thekson se demet ne te cilat thirren shitesit e duhanit karshi demeve qe duhani i shkakton konsumatorit kryesisht ne semundjet e frymemarrjes,ato shpenzime te konsumatorit do te kalojne ne shifren e qindra miliona lekeve. Sipas tij asnje biznes nuk ka qellim te helmoje apo te demtoje shendetin por thjesht sjellin fitime personale dhe shteti ka leverdi me teper te beje investime te tjera shtese ne menyre qe bizneset te permirsohen dhe te mos pranohen arsyetime qe i deligron dhe i ofendojne ata.

Ai falenderoi aktoret e perfshire ne hartimin dhe kalimin e ketij ligji dhe kerkon qe mos te kthehet mbrapa. Me tej ai shtoi se nese Qeveria apo Kuvendi dhe Presidenca do te nderronin mendje ata nuk do te ishin te lumtur dhe per me teper do t’i conin ne nivelin e diskriminimit me qellim te favorizimit te shitesve te duhanit.

Faik Hoti, keshilltari i Ministrise se Shendetesise dhe personi i cili ka punuar ne perpilimin e ketij ligji, tha se Ministria e Shendetesise se shpejti do te krijoje nje Keshill Nderministror ne implementimin e ketij ligji.

Faik Hoti u shpreh se shume shpejt Ministria e Shendetesise per te marre kontrollin e duhanit do te krijoje nje Keshill Nderministror i cili do te kete nivele te larta politike te ministrive te cilat ne bashkepunim me Ministrine e Shendetesise do te zbatoje ate ligj dhe ky Keshill bashke me trupat e tjere, mekanizmat e rinj dhe inspektoriatet jane fut ne zbatimin e ketij ligji dhe do te punojne ne aplikimin e tij. Fatki qe tek popullata egziston nje informim shume i mire per ligjin e ri i gezon ata, por dhe nje numer i konsiderueshem i bizneseve do t’a pranojne ligjin dhe do te fillojne t’a zbatojne ate.

Por çfarë duhet të bënë një person i cili sheh se në një vend të mbyllur publik përdoret duhani? Hoti jep këtë shpjegim: Hoti, ne lidhje me pyetjen se cfare duhet te beje nje person kur sheh se ne nje vend te mbyllur publik perdoret duhan, tha se ne ligjin e ri per kontrollin e duhanit ka ndare pergjegjesite qe i takojne menaxherit te nje lokali dhe qytetarit. Ligji ne rastin konkret precizoi kompetencat e personit pergjegjes per hapesiren qe ne raste te tilla eshte pronari i lokalit dhe ai ne rend te pare eshte i detyruar ne diten kur ligji te behet i plotfuqishem do t’i heqe tabllat e duhanit nga tavolinat dhe do te thote se ne lokalin e tij eshte e ndaluar qe te pihet duhan. Ne marreveshje me policine e Kosoves, ne rast se pronaret kane veshtirsi ne ballafaqimet me klientet, atehere policia eshte e detyruar qe te dale ne ndihme pronarit dhe inspektoreve me qellim qe ata persona qe nuk duan te zbatojne ligjin te marrin pergjegjesi.

Nga fillimi shihet se ka plot lokale te cilat qe tani kane filluar me pergatitjen e ligjit dhe kompetencat jane mjaft te qarta. Hoti thote se vendet e rajonit kane deshtuar ne zbatimin e ligjit anti-duhan, per sa i perket zbatimit te ketij ligji ne rajon dhe me gjere, por kjo nuk do te thote se Kosova do te shkoje ne po te njejtin drejtim, por ne te kundert do te jete nje shembull ne rajon.

Ne vazhdim Faik Hoti tha se te gjitha vendet e rajonit faktikisht deri tani jane deshmuar si vende te deshtuara ne zbatimin e politikave me te ashpra me perjashtim te Turqise e cila eshte shembull per shume shtete te kontinentit Evropian, dhe per me teper ka bere nje revolucion shume origjinal ne zbatimin e liigjit te kontrollit te duhanit duke patur parasysh se ne kete shtet duhani ndalohet 100% ne hapesirat publike dhe eshte i ndaluar nga ekspozimi, por nese do te permendej Britania, Sllovenia, Norvegjia apo Kanadaja dhe shume shtete te tjera me sukses po zbatojne ligjin te njejte me kete qe po sjell dhe Kuvendi i Kosoves. Ky ligj sipas tij nuk i dedikohet vendeve te rajonit por qytetareve te Kosoves, duke patur parasysh qe Kosova ka popullaten me te re ne rajon dhe nuk duhen marre shembuj nga shtete si Serbia apo Greqia por duhet marre shembull nga shtete qe kane arritur me vetedije dhe me masa fuqizuese qe nje ligj ta bejne te zbatueshem.

Per faktin se Kosova rrezikon te humbe buxhetin, ai nuk pajtohet me deklaratat e dy odave ekonomike sepse ky shtet humb me teper ne trajtimin e semundjeve qe shkaktohen nga pirja e duhanit. Hoti thote se eshte i vetedijshem qe buxheti i vendit gjate vitit te kaluar ka fituar rreth 160 milione euro nga taksat qe jane mbledhur nga importimi i duhanit, por nga studimet e ndryshme ekonomike shendetsore doli se ne profilin me te bute te humbjeve, Kosova humb ne vit rreth 200 milione euro nga pasojat per zbutjen e demeve qe shkakton duhani.

Ai shtoi se shumica e parave nga duhani dalin nga Kosova, pasi eshte nje produkt qe importohet. Sipas tij do te kishte nje mireqenie me te mire nese keto mjete do te ndaleshin dhe do te perdoreshin per permiresim te sherbimeve shendetesore.

Ne lidhje me ceshtjen se nuk do te kete ulje te shitjes se duhanit, do te pajtohen te gjithe. Sipas Safet Gerxhaliut do te kete ngritje te shitjes se duhanit dhe te kontrabandes. Edhe zyrtari i Ministrise se Shendetesise Faik Hoti thote se nuk do te kete ulje te shitjes, por qellimi i ligjit eshte ulja e konsumimit dhe kjo do te arrihet me afat te gjate.

Neni 9.2 mbetet shqetesimi kryesor i Odes Ekonomike te Kosoves dhe ndalon ekspozimin e produkteve te duhanit. Nje gje e ngjashme sipas Hotit, ka egzistuar dhe ne ligjin e vjeter dhe askush nuk e ka kundershtuar.

Gerxhaliku tha se nese do te vihej re me kujdes ligji qe ka qene ne fuqi dhe ligji qe eshte tani do te shihet se ndryshimi midis 8.3 nga ligji i kaluar dhe 9.2 eshte mjaft i vogel, sepse edhe me ligjin e kaluar, ekspozimi ne nje far menyre ka qene i ndaluar. Ne piken e shitjes me ligjin e kaluar, vendosja e prodhimit te duhanit ka qene e theksuar se duhet te jete fshehur nga publiku i pergjithshem jashte pikes se shitjes. Me pak fjale me nenin 9.2 eshte e njejta gje. vetem se elaborimi eshte pak me i mire. Faik Hoti nga Ministria e Shëndetësisë jep statistika alarmante të përdorimit të duhanit në vendin tonë.

Faik Hoti i Ministrise se Shendetesise dha disa statistika shqetesuese nga perdorimi i duhanit ne Kosove. Ai tha se ne vendin e tij 2687 cigare konsumohen ne vit per nje te rritur. Ne lidhje me kete fenomen mund te behet nje krahasim per te keq me vendet fqinje. Pra shkalla e duhanpiresve ne Kosove eshte alarmante. 21% e grave shtatzene jane konsumatore te duhanit dhe ne kete aspekt me keq eshte Serbia. Studimet nga UNICEF tregojne se ne shkollat shumica e femijeve ne Kosove rreth 18% e tyre nga mosha 10-vjecare e kane perdorur duhanin ose kane qene ne kontakt me te. Eshte dhene dhe nje shembull ne lidhje me kete aspekt ku mesatarja e jetegjatesise se kosovareve eshte 69 vjec, ndersa ajo e evropianeve 89. Per me teper ne menyren e jeteses ndikon dhe duhani.

Disa studime kane dokumentuar perfitimet ekonomike dhe shendetesore te lidhura me ndalimin e pirjes se duhanit. Pas ndaleses ne Kolorado te SHBA-ve ne 18 muajt e pare shtrimet ne spital per shkak te sulmeve ne zemer ka rene jo me pak se 27%, ndersa pranimet ne qytetet fqinje, ku nuk kishte dallime, nuk tregoi asnje ndryshim ne lidhje me sulmet ne zemer.

Pas mases se ndalimit te duhanit, nje studim i ngjashem ne Helena e Montana, 40% e sulmeve te zemres jane reduktuar. Nje grup i studiuesve nga Torino i Italise, gjeti se kufizimet ne pirjen e duhanit kane ndikuar ne uljen e infarkteve te zemres. Afro 4000 shtrime me pak ne spitale per sulme ne zemer ne vitin 2004, nje ndalim i plote i pirjes se duhanit ne vende publike te Nju Jorkut. Per kete gje u kursyen 56. milione dollare ne shpenzimet e kujdesit shendetesor per ate vit.

Nje ulje prej 2.4% tregon nje studim ne Angli ne shkallen e pranimeve per sulm ne zemer dhe ne 12 muajt ne vazhdim pas zbatimit te ndalimit te duhanit ne nivel kombetar dhe perderisa jemi ne bote, ekzistojne disa vende ku duhani eshte i ndaluar rreptesisht te shitet, pra nuk mund te blihet ne Butan te Azise. Deri ne vitin 2025 Zelanda e Re shpreson qe te eliminoje teresisht shitjen, si rrjedhim do te kete nje popullate e cila nuk e konsumon duhanin. Shteti Australian i Tasmanise dhe Singapori, synon qe te ndaloje shitjen e te gjitha produkteve te duhanit per cdo te lindur pas vitit 2000. Shumica e qytetareve amerikane dhe evropiane, sipas studimeve te GALLUP te bera ne SHBA dhe ne Evrope, del se jane pro ndalimit te plote te perdorimit te duhanit ne vendet publike.

Protesta kundër guroreve të Bechtel
Si pamje e pare, ngjason me nje peisazh te mrekullueshem natyror. Numerohen 12 liqene natyrale ne kete siperfaqe, te rrethuar me qindra hektare pyje, te cilat i japin zones nje sistem unik ekologjik mjaft te pasur me bote shtazore dhe bimore.

Flitet per Gospojen, malin qe ndodhet ne afersi te Komunes se Fushe Kosoves, qe kompania Bechtel Enka e ka shenjestruar, me qellimin per te ndertuar gurore per nxjerrjen e zhavorit, per te kryer punime gjate rruges se Kombit.

Banoret e tri fshatrave perreth kesaj zone kane kundershtuar kete veprim, per shkak se e konsiderojne si degradim te natyres dhe prej disa ditesh nuk po lejojne makinerite qe te vazhdojne punime. Ka filluar, gjithashtu edhe nenshkrimi i peticionit per t’a bere kete reagim ne menyre institucionale. Punetoret e Bechtel Enka-s, pavaresisht kundershtimit te banoreve, kane dale ne malin e Gospojes per te bere matjet.

Kompania deri tani, ne emer te hulumtimit te terrenit, ka prere nje siperfaqe te gjere pyjore. Kunder gurores ne kete zone kane dale disa shoqata te ambientalisteve dhe levizja vetvendosje. Ne kete rast, kjo e fundit njoftoi se ne kete rast kjo kompani nuk ka leje mjedisore nga Ministria e Ambientit.

Kjo ceshte eshte bere serioze duke u ngritur edhe ne komisionin e parlamentit per mjedisin.Mundesia eshte lene e hapur nga Ministria e Ambjentit, ne menyre qe t’i jape lejen dhe pelqimin mjedisor kompanise private Bechtel Enka per zhvillimin e metejshem te punimeve. Kjo per shkak se kompania eshte e detyruar te nxjerre zhavorr ne nje vend tjeter dhe pagesat duhet t’i beje qeveria e Kosoves.

“Japan Tobacco” hap zyrën në Kosovë
Nje nga kompanite e tregtimit dhe prodhimit te duhanit, “Japan Tobacco International” ka hapur diten e enjte zyren e saj edhe ne Kosove, kane bere te ditur mediat lokale. Ne kete ceremoni te perurimit ishte i pranishem edhe ministri Kosovar i Ekonomise, Besim Becaj, i cili eshte pyetur posacerisht nga gazetaret per qendrimin e qeverise kundrejt duhanit.

“Pozicioni i qeverise tone te Republikes se Kosoves ka per qellim te miratoje ligjje funksionale, ne harmoni me rregullat e Bashkimit Europian. Per te gjithe ne eshte ne interes shendeti publik, dhe njekkohesisht edhe funksionimi i ligjeve ne harmoni me Bashkimin Europian”, ka thene Ministri Becaj.

Nga ana tjeter perfaqsuesi i kompanise japoneze, Christian Cring ka shprehur mirenjohjen e tij per diskutimin e ligjit per duhanin ne radhet e qeverise Kosovare. “Ne si investitore u jemi mirenjohes autoriteteve te Republikes se Kosoves te cilet kane diskutuar hapur shqetesimet te cilat ne kemi ne lidhje me projektligjet e reja mbi kontrollin e duhanit dhe shpresojme se per kete ligj te zbatohen modelet efektive te Bashkimit Europian”, ka thene Cring.

Me tej Ministri Becaj ka paralajmeruar se shume shpejt ka per tu organizuar nje takim me komunitetin e biznesit per te diskutuar me hollesi shqetesimet per kete projektligj.

VV akuzon qeverinë “Thaçi”
Qeveria e kryeministrit Thaci vazhdon me stilin e vjeter dhe persa i perket buxhetit te shtetit, ai i perdor te hollat per jete luksi individual dhe te zyrtareve te tij.

Gjate nje konference diten e hene Levizja Vetvendosje ka akuzuar qeverine e Kosoves se ka ndertuar buxhetin pa qene ne dijeni te prioriteteve.

Besnik Bislimi, udheheqesi i Komitetit per Ekonomi, mendonte se qeverite e pergjegjshme perpiqen qe te mbajne nje proporcion stabel ne lidhje me shpenzimet e mallrave, sherbimit dhe nga ana tjeter shpenzimet kapitale dhe atyre te pergjithshme buxhetore. Ne rastin e Kosoves sipas tij kjo nuk po realizohet.

‘Qeveri per vitin e trete radhazi alokon mbi 40% te mjeteve per investime ne nje projekt unik, ate drejt rruges se Shqiperise. Pjesa e mbetur e kapitalit shpenzohet per jeten luksoze te qeveritareve dhe ne zonat nga vijne vendimarresit. Blerja e automjeteve kete vit eshte kategoria e vetme e shpenzimeve kapitale, e cila figuron ne secilen ministri apo agjenci shpenzimi.

Dardan Sejdiu, anetar i Levizjes Vetvendosje, u ndal tek prioriteti kryesor i Kosoves, ai i sektorit ekonomik. Buxheti i ndare per dy dikasteret, Tregetise dhe Ministrise se Bujqesise, sipas Sejdiut flasin per dicka ndryshe nga kjo.

Kjo levizje ka patur kritike dhe ne ndarjen buxhetore, qe i eshte bere Keshillit Gjyqesor te Kosoves dhe Ministrise se Drejtesise. Dardan Sejdiu deklaron se qeveria ka ulur rreth 1 milion euro buxhetin e Ministrise se Drejtesise, nderkaq ka rritur me vetem 500 mije euro buxhetin e sistemit gjyqesor.

Vetvendosje per te shtuar me teper mungesen e seriozitetit ne lidhje me ceshtjen buxhetore, publikoi ne anglisht kete situate nga dikush qe nk dinte mire anglisht dhe kishte shkruar me plot gabime ortografike.

Lufta mes gazsjellësve
Ne lidhje me rruget e gazit ne Europe, sipas Ministrise se Ekonomise raporti i paraqitur ne Komitetin e Jashtem te Senatit Amerikan, nuk i demton aspak shanset e gazsjellesit transadriatik, i cili kalon permes territorit shqiptar.

Drejtori i Projekteve Nderkombetare, Dorian Ducka, ne kete Ministri deklaroi se ishte nje analize e mirfillte qe behet shpesh nga Senati Amerikan, Kongresi Amerikan dhe pjese te ndryshme te administrates,  dhe jo nje qendrim i Qeverise Amerikane, pra duhet lexuar pak me mire dhe me thelle.

Nepermjet zonave te detit Kaspik, qeveria amerikane mbeshtet diversifikimin e burimeve te energjise ne Bashkimin Europian. Se cili do te jete projekti fitues, kjo eshte ceshtje konkurence dhe transparence. ‘Me shume se nga lobimet ato qe do te percaktojne, se cili nga projektet do te jete fitues jane interesat ekonomike, ku gazsjellesi Transadriatik eshte qartesisht me superior se Nabucco’, tha Ducka.

Ai shtoi se perparesite kryesore te  projektit TAP, eshte se ai eshte nje projekt ekonomik dhe komercial. Eshte nje gje strategjike nese Bashkimi Europian dhe konsumatoret e tij do te perfitojne gaz me cmimin me te ulet ne treg, kur gjatesia e gazsjellesit do te jete me e shkurter dhe ndertimi i ketij projekti do te realizohet me shpejt se rivali i tij.

Do te jete gazsjellesi, qe kalon permes Shqiperise, per te cilin qeveria beson se projekti me shanset me te medha per te fituar, ne vendimin qe do te merret ne 6 muajt e pare te ketij viti.

Ducka ka theksuar se si projekt i pare fitues, doli projekti TAP dhe pavarsisht se ka shkuar ne finale sin je nga projektet me te avancuara te kohes, ai mendon se shancet me te medhaja per te fituar eshte ai i projektit Transadriatik.

Senatori mjaft popullor ne Amerike, Richard Lugar, disa dite me pare ne largim paraqiti nje raport para Senatit, ku i sugjeroi Qeverise Amerikane te zgjidhnin projektin Nabucco, i cili eshte me superior persa i perket interesave gjeopolitike te SHBA-se.

‘Unioni Ekonomik’’, si do behet bashkimi i tregjeve
Dje shpallet publikisht nga Behgjet Pacolli, se bashkimi duhet te vije nga ekonomia. Ide kjo e ‘Levizjes per Union Ekonomik Shqiptar’’. Levizja e re e mbeshtetur nga njerez me nivel te larte, akademike, biznesmene, politikane do te percaktoje planet dhe idete e reja per njet ndryshim ekonomiko-politik te te gjitha trevave shqiptare. Gjate aktivitetit ne bashkepunim me Universitetin Europian te Tiranes dhe kolegjit ‘Fama’’ ne Prishtine, Pacolli deklaroi se kjo levizje do te ofroje softuerin kombetar: idete, platformat dhe strategjite per kete union.

‘Bashkim kombetar duke prishur Aleancen me Perendimin nuk ka, dhe me kete ide Aleanca me Perenimin do te forcohet me teper’’. Nje dallim nga ana e zotit Pacolli, I cili qendroi ne kete rast jashte euforise se bashkimit per union qe prek gjithmone e me teper fjalimet e politikanve.

Fillimi

Nisma e ketij plani do te perfaqesohet nga gjithe shqiptaret kudo qe jane duke filluar nga Shqiperia, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Presheves e kudo ne bote. Sipas nje deklarate te nje njoftimi per shtyp kjo levizje u kerkon politikes se vendeve tona zhvillim ekonomik per perbashkim, qe do te bashkoje ne menyre efikase aspiratat natyrale te mireqenies se kombit me aspiratat integruese europiane. Projekti vazhdon me zhvillimin dhe bashkerendimin e iniciativave dhe nismave nderqeveritare shoqerore shqiptare, per zhvillimin e perbashket shqiptar.

Propozimet

Zhvillimi dhe bashkimi I tregut shqiptar do te ndihmohet edhe nga propozimet e qarta politike te Unionit. Parlamenteve te te dyja vendeve u propozua qe te krijojne nje ‘Keshill Nderparlamentar’, i cili do te mblidhet dy here ne vit ne kryeqytetet respektive me rotacion.

Ky Keshill do te perbehet nga 30 perfaqesues, 11 nga parlamenti i Kosoves dhe 11 nga ai Shqiptar, 1 deputet shqiptar nga Mali I Zi dhe 2 nga Maqedonia, 1 deputet po shqiptar nga Lugina e Presheves.

Se bashku me keta do te marrin pjese dhe 2 anetare nga diaspora dhe 2 anetare nga unioni i ri. Ky projekt do te jete nje nisme e re e levizjes integruese politike. Ky Keshill do te shqyrtoje harmonizimin e legjislacionit dhe te strategjise se bashkerendimit ekonomik dhe te bashkerendimit te saj.

Unioni propozon gjithashtu edhe Keshillin e kryeministrave te cilet do te takohen dy here ne vit, per te diskutuar rreth problemeve me te rendesishme politike ekonomike, shoqerore midis ketyre dy vendeve.

Ekonomia e Kosovës, me probleme edhe vitin e ardhshëm
Gjate vitit 2013 Kosova do te perballet me kriza ekonomike. Problemet e permbledhura gjate ketyre viteve, pavarsisht trendit pozitiv te ngritjes se ekonomise ne vend, nuk do te ulen edhe gjate vitit te ardhshem. Pritet te fillojne edhe probleme si ai i zvogelimit te buxhetit financiar, ekonomise joformale dhe luftimi I korrupsionit.

Disa nga arritjet ne fushen e ekonomise gjate ketij viti mund te permendet anetaresimi ne Banken Europiane ne Ndertim dhe Zhvillim, strategjia e bashkepunimit me Banken Boterore, programi ‘Stand By’ me FMN si dhe permirsimi I mjedisit per te kryer biznes.

Papunesia, varferia dhe problemet e permbledhura nder vite nuk jane arritur te zgjidhen pavaresisht rritjes ekonomike. Zevendeskryeministrja e Ekonomise, Mimoza Lila deklaroi se keto jane disa nga sfidat qe duhen marre me teper parasysh gjate vitit 2013.

‘Pas regjistrimit te popullsise duhet te krijohet edhe nje regjister i sakte i te papuneve’ deklaroi Mimoza Lila. ‘Qeveria po angazhohet per krijimin e kushteve per bizneset, qe ato te punesojne sa me shume njerez. Njekohesisht edhe per trajnimin e punekerkuesve neper qendrat e aftesimit professional ne tere vendin’, tha ministri i punes, Nenad Krasniqi.

Ne vitin 2013 ekonomia e Kosoves parashikohet te rritet me 3.3 %, sipas zyrtareve te Bankes Zyrtare Boterore, eshte me e larta e vendeve Perendimore te Ballkanit. Ekonomia e Kosoves perseri do te perballet me probleme te njejta dhe banoret e Kosoves do te kene te ardhura te uleta. Kontrolli me I madh ne veri te Kosoves, zvogelimi I deficitit, luftimi i korrupsionit dhe ekonomise joformale pritet te jete nje tjeter sfide.

Qeveria Thaçi bën bilancin 2012
Mbahet per here te fundit te vitit 2012 mbledhja nga qeveria e Kosoves ku gjeja me e rendesishme u pikas fjalimi i kryeministrit Hashim Thaci, i cili prezantoi sukseset e arritura te qeverise se tij ekzekutive. Viti qe po leme pas per kryeministrin e Kosoves eshte viti i ndryshimeve per Kosove.

Hashim Thaci deklaroi se shteti i Kosoves ne fund te vitit 2012 duket mjaft ndryshe, shume me pozitiv se vitet e kaluara. Ne kuader te konsolidimit te shtetit, ne aspektin e jashte dhe te brendshem. Subjektiviteti sipas tij eshte forcuar ndjeshem.

Sapo u festua festa e pavarsise se Kosoves, ne te cilen te gjithe shqiptaret jane ndjere krenare. Deri tani Kosova eshte njohur nga gjysma e shteteve te OKB-se, ndersa njohjen e fundit nga Pakistani, e ka vleresuar si arritjen me te rendesishme te ketij viti.

Ai shtoi se Kosova kete vit ka shenuar edhe disa marreveshje midis Kosoves dhe Serbise duke vleresuar si te arritur fillimin e zbatimit te marreveshjes te Menaxhimit te Integrimit Kufitar. Ai shtoi gjithashtu se dialogu midis Kosoves dhe Serbise, ka filluar te nxjerre efektet e para konkrete, si ne zbatimin e ligjit ashtu dhe ne levizjen e Serbise ne njohjen e Kosoves. Fillimi i zbatimit te IBM-se ka qene rezultat i tille.

Puna ne Bernjak dhe tek Dheu i Bardhe do te filloje ne 31 dhjetor. Ky eshte nje instalim konkret kufijve shteterore Serbi-Kosove. Kreu i qeverise ne nje fjalim mbi zhvillimin e Kosoves tha se ky shtet gjate vitit 2012 arriti nje rritje ekonomike prej 4% dhe ne 2013 Kosova do shenoje progres substancianal ne integrimin Europian. Hashim Thaci pas kesaj mbledhjeje organizoi nje pritje per perfaqesuesit e mediave, dhe personaliteteve te fushave te ndryshme.

Linjë hekurudhore Shqipëri-Kosovë
Pritet edhe nje here bashkepunimi midis Kosoves dhe Shqiperise per te bere nje lidhje tjeter ndermjet tyre. Krahas rruges se Kombit, keto dy shtete fqinje pritet te afrohen akoma me shume midis tyre, ne nje te ardhme shume te shkurter, permes krijimit te nje hekurudhe.

Fehmi Mujota, ministri i infrastruktures, pas takimit me kreret e Bankes Evropiane per Zhvillim dhe Rindertim, deklaroi se per shtetin e Kosoves eshte e perballueshme ndertimi i 18 kilometrave hekurudhe. Ka shenja te mira qe shtetet mund te ofrojne programet e tyre dhe per kete arsye do te bashkepunojne me Shqiperine.

Ministri infrastruktures, pas bisedimeve me BERZH, tha se shtetet do te ofrojne programet e tyre. Qe te bejne kerkesat dhe propozimet ne kohe Kosoves i duhet te bashkepunoje ngushte me Shqiperine dhe keto projekte madheshtore do te hyjne ne permirsimin e zhvillimit ekonomik te Kosoves, Shqiperise dhe gjithe rajonit.

Ne konferencen e fundvitit zoti Mujota tha se eshte shpenzuar pothuajse 100% e buxhetit, nje arritje kjo, e ministrise qe drejton.

Mujota beri te ditur mbi autostraden ‘Ibrahim Rugova’ se punimet do te perfundojne ne fillim te vitit 2013, me pjesen deri ne fshatin Bese te Podujevit dhe vazhdimi deri ne kufi me Serbine, ne Merdare, i cili eshte projekt me vete dhe pret te mbeshtetet nga Komisioni Europian.

Ai shtoi gjithashtu se vazhdimi i rruges se korridorit te shtate, ajo e Merdarit mbetet nje ceshtje per t’u diskutuar. Eshte nje projekt me vete qe kerkon buxhet te caktuar i cili do te kete mbeshtetjen e KE-se.

Nder te tjera ne vitin 2013 buxheti i ministrise do te arrije ne 310 milione euro, rreth 11% me shume se i vitit 2012.

306 milione euro nga ky buxhet do te merren per projektet kapitale, ku perfshihet edhe linja e autostrades Prishtine-Han Elezi ne kufi me Maqedonine, si dhe disa rruge te tjera lokale e magjistrale.

Anulohet interkonjeksioni me Kosovën
Anulohet perfundimisht tenderi i shumeperfolur i linjes se internjeksionit me Kosoven nga qeveria shqiptare.

Dokumentat zyrtare qe posedon Top Channel tregojne ku konsulenti njofton kompanite private se qeveria e ka anulluar lotin e pare te tenderit. Lajmi eshte bere i ditur nje dite me pare. Nga vendimi i saj qeveria nuk terhiqet per te mos anulluar tenderin pavarsisht presioneve te njepasnjeshme nga banka gjermane KFW, e cila ka financuar projektin.

Qe ne mars te vitit te kaluar Saga e tenderit ka filluar, kohe ne te cilen qeveria krijoi tenderin per ndertimin e linjes. Formula e paracaktuar e vlerësimit nxorri fituese një kompani kroate, por sapo KFW njoftoi fituesin Qeveria bllokoi procesin, pasi çmimi i fituesit ishte 8 milionë euro më i lartë se vendi i dytë. Bllokimi u kundërshtua nga banka gjermane, e cila i kërkoi qeverisë të vazhdojë me nënshkrimin e kontratës dhe të mos e anulojë tenderin, por pa rezultat.

Mbi kete konflikt midis qeverise dhe KFW qe prej asaj kohe, ka patur nje sere shkembimesh me letra. Anulimi i tenderit u pranua nga banka gjermane  kohet e fundit, por ne saje te disa kushteve, ku me e rendesishme ishte qe Ministria e Financave te pranonte rezultatet e tenderit te dyte, cfaredo qofshin ato.

Ministria e Financave do rrezikoje financimin e tij nga banka gjermane sepse ka vendosur prishjen e tenderit ne menyre te njeanshme duke qene gjithmon ne rolin e huamarresit. Ajo kishte paralajmeruar pak dite me pare gjithashtu se do te terhiqej nese qeveria nuk pranonte kushtet. Ne me shume se nje rast opozita ka akuzuar se bllokimi eshte kryer qellimisht nga qeveria per te favorizuar monopolin serb ne tregun shqiptar te energjise. Me kete vendim ndertimi i linjes rrezikon te mbetet i bllokuar edhe per disa vite ne vazhdim.