Bullgari, sulmohet “live” kreu i minoritetit turk

Author: | Posted in Social No comments

Ahmet Dogan-AttackNje person eshte perpjekur te sulmoje kreun e minoritetit turk ne Bullgari dhe ne cast eshte arrestuar nga policia e ketij vendi.

I arrestuari u identifikua si pjesetares i minoritetit turk, i quajtur Oktai Enimehedov. Ai u perpoq te qellonte nga nje distance e afert  me nje pistolete me gaz, Ahmet Doganin i cili ishte duke mbajtur nje takim me perfaqesues te partise se tij, Levizja per te Drejtat dhe Liri.

Fatmiresisht Dogani i shpetoi sulmit sepse pistoleta nuk mundi te shkrepte dhe menjehere pas kesaj pjesemarresit e tjere nderhyne duke dhunuar agresorin. Keto pistoleta nuk jane vkedjeprurese, kryesisht perdoren per vetmbrojtje por kur drejtohen nga nje distance e afert mund te kete pasoja serioze.

Ministri i Brendshem bullgar, Tsvetan Tsvetanov, ne lidhje me aksidentin deklaroi se ndaj te riut eshte marre masa e arrestit, nderkohe ai ndodhet ne spital ku po kurohet nga plaget e marra nga grushtat dhe shkelmat e forcave te sigurise.

Ahmet Dogan eshte udheheqesi i partise ‘Levizja per te Drejtat dhe Liri’ qe prej krijimit te saj ne vitin 1990 dhe konsiderohet si nje nga politikanet me me influence ne Ballkan. Ai ka mbeshtetjen e me shume se 12% te popullsise , rreth 7 milion e gjys perfshire turq, joturq dhe myslimane.

Similar Posts: