Buja: Abetarja e perbashket, kjo ishte endrra ime

Author: | Posted in Culture No comments

rame-bujaNe intervisten e fundit per kete vit, ministri i Arsimit,Shkences dhe Teknologjise Rame Buja, ka treguar sukseset, te arriturat por dhe ngecjet e kesaj ministrie gjate vitit. Nje arritje te madhe e konsideron abetaren e perbashket per te gjitha trojet shqipetare, legjitimimin e Universitetit te Prizrenit dhe te Pejes, ndertimin e shkollave te reja, marreveshjen me shtetin e Maqedonise per sjelljen e librave shkencore ne Kosove, si dhe disa projekte te tjera.

Ai gjithashtu tregoi edhe per planet e tij per vitin e ardhshem si certifikimin e arsimtareve dhe te drejtoreve te shkollave, permbylljen e infrastruktures shkollore, mundesine e studenteve per te studjuar jashte si dhe shume projekte te tjera ne kete fushe.

Buja tha se jane realizuar 90 per qind i objektivave  te synuar, madje jane realizuar me shume projekte sesa jane planifikuar per kete vit. Ai ka thene se ka pasur nje enderr para se ai te vinte ne ministri por qe iu realizua ne te ardhmen, pra ne postin qe ai eshte sot. Endrra e tij ishte per nje abetare te perbashket qe tanime eshte ne funksion dhe madje po funksionon mire.

Nje tjeter ceshtje qe ai thote se ka pasur rezultate te mira eshte se ata kane realizuar nje numer te konsiderueshem shkollas qe kane qene ne ndertim e siper. Aktualishte sipas tij, jane prere shirita ne 8 shkolla gjate ketij viti dhe pritet qe edhe 4 te tjera te perfundojne nga fundi i ketij muaji.

Nje sukses tjeter qe ai e permend me shume qejf dhe shume disponim eshte ceshtja e dy universiteteve te cilet tani te jene universitete legjitime jo ne themelim, qe do te thote se tani eshte Universiteti i Prizrenit dhe ai i Pejes, dhe tanime jane tri universitete publike ku djemte dhe vajzat zvillojne mesimin.

Similar Posts: