Bregu: Me Kodin hapëm rrugën për BE

Author: | Posted in Kosovo News, Politics No comments

Ministrja e integrimit, Majlinda Bregu, gjatë një deklarate pas përfundimit të takimit të 5-të të Komitetit të Stabilizim Asocimit, zhvilluar në Bruksel, thotë se me reformën zgjedhore politika shqiptare përmbushi kryefjalën e të gjitha detyrimeve.

Ajo shprehet optimiste për rrugëtimin e Shqipërisë deri në marrjen e përgjigjes në tetor për statusin e vendit kandidat, kur uron miratimin nga palët edhe të ligjit për heqjen e imunitetit në fillim të gushtit.

“Miratimi i refurmës zgjedhore i hap rrugën ngushtimit të klimës së mosbesimit që ka ekzistuar gjatë këtyre viteve mes forcave politke dhe bën të mundur kthimin e një logjike tjetër në atmosferën politike shqiptare, ku opozita, por edhe mazhoranca pranojnë pa kundërshtuar, pa i vënë gjobë vendit, por edhe vetes, një proces elektoral dhe një rezultat elektoral.

Me heqjen e imunitetit më 6 gusht urojmë që opozita të votojë për heqjen e imunitetit për zyrtarët e lartë dhe gjyqtarët, përmbyllim dy nga reformat më madhore të pjesës politike”,-deklaron Bregu. Mbyllja e reformës zgjedhore nga politika shqiptare,në fakt, ka siguruar arritjen e një konsensusi për të firmosur një deklaratë të përbashkët në Bruksel pas komitetit të pestë nderparlamentar Shqiperi – BE.

Te dyja se bashku sipas drejtuesit te takimit Eduard Kukan, jane sinjale pozitive per preskpektiven e Shqiperise. “Tani eshtë koha për të dhënë një përgjigje vërtet pozitive, Po, jam i kënaqur. Kemi miratuar deklaratën e përbashkët me kompromis për ato që diskutuam.

E rëndësishme është që zhvillimet në Shqipëri janë pozitive. Miratimi i reformës zgjedhore është një rezultat konkret që ne e kërkonim. Shpresojmë që kjo tendence të vazhdojë, sepse Shqipëria ka punë të tjera për të kryer”, – tha Kukan. Për një atmosferë konstruktive foli edhe drejtori për Zgjerimin në KE Stefano Sanino. “Sigurisht që mënyra se si u shprehen deputetët për problemet e trajtuara është nga pikëpamjet ndryshme, por kishte frymë konstruktive, siç e kërkojmë edhe ne”, – tha ai.

Similar Posts: