Bregdet, identifikimi i ndërtimeve pa leje, më pas prishja

Author: | Posted in Economy No comments

Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka nisur ‘identifikimin e të gjitha ndërtimeve pa leje që ndodhen në zonat bregdetare të vendit. Inspektimet po kryhen në bashkëpunim me organet në nivel qendror dhe vendor.

Pas përfundimit të kësaj faze, e cila parashikohet të zgjasë një javë, do të nisë shembja e të gjitha ndërtimeve që nuk janë të pajisur me lejen përkatëse. Sipas Inspektoratit do të zbatohet ligji me përpikëri kundrejt çdo kundërvajtësi.

Dy javë më parë kreu i ekzekutivit, Sali Berisha, deklaroi se 1 shtatori do të shënojë fillimin e zbatimit me rigorozitet të ligjit nga Ksamili deri në Velipojë për të gjithë individët që ndërtojnë pa lejet përkatëse në bregdet.

Duke i cilësuar ndërtimet në zonat bregdetare si shkakun kryesor që shkatërrojnë pasuritë natyrore të vendit, Berisha theksoi se me rënien e fluksit turistik do të nisë edhe spastrimi i këtyre zonave.

Plazhi i Durrësit vlerësohet si më problematiku në këtë aspekt, por edhe Vlora vitet e fundit ka njohur një rritje të ndjeshme të numrit të ndërtimeve. Ndryshe nga vitet e tjera kur ndërhyrja për shembjen e ndërtimeve pa leje është bërë në mes të sezonit turistik, këtë vit është lenë në mbyllje të tij. Kjo mënyrë nuk krijon probleme për turistët, si dhe jep mundësinë e pastrimit, si dhe sjelljen në gjendje normale të vendit ku është bërë shembja për sezonin e ardhshëm.

Similar Posts: