Bisedimet Thaçi-Daçic

Author: | Posted in Politics No comments

Ne nje deklarate per shtyp, Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci, ka theksuar se ne takimin e ardhshem qe do te zhvillohet ne Bruksel me homologun e tij serb Ivica Dacic, takim ky i cili pritet te zhvillohet gjate ketij muaji, Thaci ka thene se si platforme te tij do te kete deklaraten e pavarsise se Kosoves, ligjet e saj, si dhe rezoluten e Kuvendit te Kosoves.

“Kesaj radhe platforma ime do te jete deklarata e pavarsise se Republikes se Kosoves, Ligjet tona, rezoluta e Kuvendit te Kosoves, platforme pra e formacionit te Republikes se Kosoves. Ne nga dita ne dita do te mundohemi te punojme per nje jete sa me te mire per te gjithe qytetaret e Kosoves ne cdo hapsire te territorit te saj” ka thene Hashim Thaci.

Keto komente Hashim Thaci i ka bere gjate vizites se tij qe pati ne punimet e rregullimit te shtratit te lumit Mirusha, ne Gjilan. Ajo qe ka theksuar ai ne kete takim gjate fjalimit te tij para mediave ka qene falendrimi i thelle ne te gjithe spektrin politik kosovar dhe per mirekuptimin dhe mbeshtetjen te marrjeve te pergjegjesive qe i takon ne baze te kushtetutes dhe ligjeve te Kosoves, por nuk la pa permednur edhe vullnetin e qytetareve te Kosoves.

Ai ka cilesuar si ceshtje urgjente dhe qe kerkohet me ngulm eshte fillimi dhe vazhdimi i implementimit te marreveshjeve te cilat ai duke perfaqsuar Kosoven ka arritur deri tani ne Bruksel.

Similar Posts: