Bisedimet, pesimizmi i Mitrovicës

Author: | Posted in Kosovo News No comments

ura_iberGafurr Begu nje nga banoret e kryeqendres te zones se veriut, u shpreh me pesimizem se nuk do te kete marreveshje midis Kosoves dhe Serbise per shkak se ate qe kerkon Serbia nuk e pranon qeveria jone, dhe ate qe kerkon qeveria jone nuk e pranon as qeveria serbe. Eshte Serbia, sipas tij qe vendos per Kosoven e Veriut dhe jo banoret e saj.

Banoret e kesaj zone gjenden aktualisht ne nje varferi te tejskajsshme dhe papunesia ka arritur kulmin. Eshte teper e veshtire tashme per keta fatkeqe qe te shpresojne ndonje ndryshim ne takimin e 17 janarit.

Mexhid Tahiri, nje qytetar tjeter thote se ne kete menyre sic jane katandisur, nuk ka se si te veje me keq situate, sepse kane 13 vjet qe nuk eshte bere asgje dhe nuk presin se do te ndodhe ndonje mrekulli.

‘Une e konsideroj veten refugjat qe prej 13 vitesh sepse asnjeher nuk kam mundur te kthehem ne banesen time, ne rrugen ‘Krajl Peter’, u shpreh Faik Haziri, nje banor tjeter i kesaj zone. Duke njohur qendrimet e paleve, ai mendon se nuk ka shpetim tjeter vecse ai i nderhyrjes nderkombetare.

Haziri shtoi se realisht shpresat i ka te paketa pasi e di shume mire se c’eshte ne gjendje te beje Serbia, e cila gjithmone i shmanget marreveshjeve. Ajo i devijon kushtet ose si pranon, pra te vetmit qe mund t’a ndihmojne shtetin e Kosoves, jane nderkombetaret.

Strukturat serbe qe prej 13 vjetesh kane qeverisur ilegalisht pjesen veriore te Kosoves. Ndryshe nga sa funksionojne rajonet e tjera te Kosoves, UMNIK eshte ne gatishmeri ashtu sic eshte dhe policia e EULEX-it.

Policia e Kosoves patrullon me teper pergjate ures kryesore dhe ne Lagjen e Boshnjakeve dhe cdo dite jepen raste te mosrespektimit te ligjit, si psh. Ndalimi i qarkullimit te makinave serbe pa targa ose dhe te atyre qe i disponojne.

Similar Posts: