Bisedimet Kosovë-Serbi

Author: | Posted in Politics No comments

Takimi i trete i cili edhe ky u ndermjetesua nga Perfaqsuesja e Larte e Bashkimit Europian si dhe Kryeministrat e te dyja vendeve Kosoves dhe Serbise rane dakord per nisjen e zbatimit te marrveshjes ne menaxhimin e integruar te kufijve si dhe per emerimet e perfaqsuesve respektive per zyrat nderlidhese ne kuadrin e delgacionit te Bashkimit Europian ne Prishtine dhe Beograd.

Ivica Dacic, kryeministri serb ka deklaruar per shtypin mediat serbe mbas ketij takimi se nuk eshte bere fjale per perfaqsimin diplomatik dhe se Beogradi ka per te emeruar nje zyrtar te administrates.

Nga ana tjeter Kryeministri i Republikes se Kosoves Hashim Thaci eshte shprehur per mediat Kosovare se ne kete pozicion Kosova do te emeroje ambasadorin me te mire te republikes kosovare.

“Kosova do te kete perfaqsuesin e saj, dhe ky kompromis ka qene per celjen e zyrave nderlidhese. Une personalisht do te emeroj nje prej ambasadoreve me te mire qe Kosova disponon dhe ai do te jete perfaqsuesi jone ne Beograd”, eshte shprehur Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci.

Te dyja palet kane deklaruar per pozicione te ndryshme edhe per zbatimin e marrveshjes per “pik-kalimet administrative” sic i ka quajtur serbia, apo “pikat-kufitare” sic i quan kryeministri i Kosoves Hashim Thaci duke justifikuar perdorimin e simboleve kombetare.

“Sigurisht qe do te kete edhe shenja dhe uniforma te Kosoves, si te policise si te doganiereve te Kosoves, dhe mbi te gjitha do te jete Republika e Kosoves”, eshte shprehur Hashim Thaci me tej.

Ndersa duke iu referuar deklarates se leshuar nga zyra e Perfaqsueses se Larte te Bashkimit Europian, Catherine Ashton, ne dtane 10 dhjetor pritet qe te nise funksionimi e Menaxhimit te Integruar ne pike-kalimet 1 dhe 3 dhe ne 31 dhejtoor pritet te nise zbatimi edhe per pikat 5 dhe 31.

Ndersa Kryeministri i Serbise Ivica Dacic ka deklaruar se ne keto pike-kalime nuk do te paguhet asnje takse dhe as dogane per mallrat e Serbise ndaj serbeve te Kosoves, per sa kohe qe nuk ka nje marrveshje te detajuar se ku shkojne keto te ardhura dhe si ndahen ato. “Nese kjo nuk do te respektohet, Ivica Dacic ka kercenuar se ka per ti pezulluar marrveshjen per menaxhimin e integruar te pike-kalimeve”.

Similar Posts: