Berisha:Nacionalizmi, s’komentoj Arvizun

Author: | Posted in Albania No comments

Berisha_NacionalizmiKryeministri Sali Berisha, ne takimin e radhes me gazetaret, ka kritikuar premtimin e PS-se, nuk ka dashur te komentoje deklaratat e ambasadorit amerikan Arvizu, si dhe ka dhene shpjegime per censusin,statusin dhe zgjedhjet e qershorit 2013.

Duke e quajtur te parealizueshem, Berisha ka kritikuar premtimin e PS-se per heqjen e taksave per biznesin e vogel. Berisha tha se ky premtim eshte premtimi i nje politikani unik ne Europe dhe ne bote, qe u thote shqiptareve se opozita do te kerkoje qe te llogaritet borxhi nga banka e shtetit, te mbahet prej saj dhe te llogaritet si perqindje e PPB-se.

Kryeministri gjithashtu kritikoi nje nder shtyllat kryesore te programit “Rilindje Kombetare”, taksen progresive.

Ai ka shtuar se kjo takse eshte nje takse famekeqe e instaluar ne Shqiperi nga daja i E.Rames ne vitin 1946. Ai garanton se po te hetohet ne arkive do te gjendet se ky i fundit eshte gjthashtu autori i ligjit per tatimin e jashtzakonshem. Bizneset jane rritur mbi 2.5 here shton Sali Berisha.

Rezoluta per camet

Kryeministri ka refuzuar te jape nje pergjigje te prere per pytetjen rreth rezolutes came. Ai duke deklaruar me pare se Partia Demokratike eshte nismetare e nje sere levizjesh ne dobi te ceshtjes came, tha se mazhoranca do te shqyrtoje propozimin e paraqitur nga aleatet.

Berisha tha se ceshtjen came e ka ngritur per here te pare me mikun e tij, te ndjerin Gramoz Pashko, ne janar te vitit 1991 kur kryeministri grek, Mitsotaqis, kryeministri i pare qe takoi opoziten shqiptare, i ftoi ne nje takim ku, nder probleme te tjera biseduan dhe problemin cam.

Ne vitin 1995 u shkruajt nje traktat, Traktati i Miqesise, ku ka nje klauzole mbi ceshtjet e pronesise se grekeve ne Shqiperi dhe shqiptareve ne Greqi, te cilat jane ceshtje juridiko-teknike qe do te zgjidhen me keto procedura.

Fatkeqesisht kjo ceshtje mbeti ne vend-numero. Nuk ka pasur asnje  problem territorial mes dy vendeve, traktati eshte nje baze e shkelqyer per zgjidhjen e problemeve tona thote kreu i mazhorances.

Deklaratat nacionaliste

Kryeministri Sali Berisha i ka cilesuar deklaratat e leshuara me rastin e 100-vjetorit, si riperseritje te qendrimeve te mehershme te tij dhe ka refuzuar komentimin e deklaratave te leshuara pak dit me pare nga Arvizu ne Tirane, ku ambasadori denonte rritjen e ndjeshme te gjuhes nacionaliste si destabilizuese.

Berisha nuk pranon te komentoje deklaratat e ambasadorit. Ai thote se te njejtat deklarata gjendet edhe ne festimet e Lidhjes se Prizrenit 3 vite me pare, gjithshtu edhe ne veren e vitit 1992 ku thuhet se shtetesia shqiptare do t’u njihet te gjithe shqiptareve me origjine kudo qe ata ndodhen, pavaresisht shtetesise qe duan te mbajne.

Ky qendrim,vazhdon ai, ka qene ligjor dhe se nuk ka asgje te re vecse zhurmes mediatike. Madje kemi disa rrethana te reja jane me te favorshme per shkak se sot shqiptaret ne Mal te Zi, Maqedoni, ne Preshnev etj te gjitha keta shqiptare kane pasur mundesi te levizin ne mbare Europen para shqiptareve te Shqiperise, pa pasur asnje problem me vizat.

Sipas kryeministrit, i vetmi problem eshte se vetem Shqiperia dhe Kosova beson ne konsolidimin e pavaresise se Kosoves qe kontribuon ne forcimin e stabilitetit ne rajon.

Statusi, censusi dhe zgjedhjet

Edi Rama dhe Partia Socialiste u fajesuan nga Berisha per mosvotivimin e tre ligjeve qe ndeshkuan shqiptaret per te mos marre statusin e vendit kanditat.

Nuk u komentua prej tij as deklarata e ambasadores gjermane, Corola Holtkemper, ku ka thene se Shqiperia nuk do ta marre statusin e vendit kanditat, edhe nese 3 ligjet miratohen. Kryeminstri tha se Bashkimi Europian funksionon me institucione dhe se i permbahet qendrimit zyrtar te tyre.

Berisha, duke perseritur se nuk deshironte te komentonte deklarata ambasadoresh, tha se kur do merrnin ftesen ne NATO ishin 2 ambasadore, te cilet u thane socialisteve se nuk e merrnim statusin, nderkohe qe mbeshteteshin fuqishem nga vendet e tyre. Ai gjithashtu tha se kishte degjuar ne televizor ministrin e ceshtjeve europiane te Gjermanise, i cili perseriste qendrimet e BE-se.

Ndeshkimi per vendin tone ishin tre ligjet, pasi kerkesat e permendura ne rekomandimin e Bashkimit Europian, si lufta kunder korrupsionit, shteti ligjor dhe zgjedhjet ishin bazat per hapjen e negociatave.

INSTAT ka publikuar nje jave me pare, regjistrimin e popullsise, proces i kryer para nje viti. Te dhenat e perftuara nga INSTAT tregojne rritjet e pronave, zhvillimin ekonomik dhe social te shqiptareve, thote kryeministri. Berisha i ka kritikuar si te paverteta deklaratat e opozites mbi analfabetizmin. Shqiptaret e kane pasur dhe e kane akoma prioritet shkollimin e femijeve te tyre thekson Berisha.

Kryeministri tha ne lidhje me zgjedhjet e ardhshme se PD do te shkoje ne to me koalicionin  me te gjere ne historine e zgjdhjeve te Shqiperise.

Berisha per akuzat e PS per pasurine: E verteta do merret vesh shpejt.

Sali Berisha ka komentuar gjithashtu akuzat e deputeteve te PS-se ne lidhje me deklarimin e pasurise se vajzes dhe dhendrit te tij. Kryeministri tha se deputetet e Partise Socialiste kane bere publike te gjitha te ardhurat e tatueshme te njerzve te tij per nje arsye e cila do te merret vesh shume shpejt, dhe kjo me pas do jete pak ndryshe.

Per problemet me CEZ-in dhe energjine

Sali Berisha tha se si shkak per mungesen e energjise elektrike eshte keqmenaxhimi i kompanise CEZ, qe sipas tij nuk eshte treguar e afte ne asatet e saj ne Shqiperi.

Keqmenaxhimi i kompanise CEZ ka bere qe te mungoje energjia elektrike, ka thene Berisha ku shtoi dhe se gabimi me i madh i drejtuesve te kompanise ka qene vendimi per te nderprere energjine per ujesjellesat, prandaj ai kerkoi qe te gjithe personat qe kane dhene kete urdher te vihen para pergjegjesise ligjore.

 

Similar Posts: