“Berisha vrau më 21 janar, një ditë do dënohet për këtë”

Author: | Posted in Social No comments

Pas deklaratës së Kryeministrit Berisha, se do të kërkojë nga institucionet përgjegjëse zbardhjen e të vërtetës së 21 janarit, duke përmendur humbjen e katër jetëve, ka reaguar deputeti socialist, Erion Braçe.

Ai ka bërë përgjegjës direkt kreun e qeverisë për vrasjen e tyre, duke thënë se ai do të përgjigjet një ditë për to. “Sali Berisha është një kriminel tipik. Ka të gjitha karakteristikat e vrasësit, por më gjakatarit ama.

Sot i është kthyer vrasjeve shtetërore të 21 janarit! Oh ka të drejtë! Deri më sot ka pohuar botërisht se ai personalisht ka urdhëruar vrasjet më 21 janar dhe nuk e ka vënë kërrkush nën hetim. Kjo nuk ndodh kërkund, veçse në Siri.

Ti i vrave Sali Berisha. Sot ke pushtet dhe mund të vrasësh, pa diskutim edhe mund të arrestosh dhe dënosh”, – thotë Braçe. Sipas tij, një ditë Berisha nuk do të jetë në pushtet dhe atëherë do të përgjigjet për të gjitha krimet që ka bërë. “Por, ka një ditë zero!

Similar Posts: