Berisha vendos rekord i ri në not

Author: | Posted in Social No comments

MEDIET KOMUNIKOJNË ARRITJEN NË KËTË DISIPLINË

Dy orë e 52 minuta është rekordi i ri jozyrtar i shënuar nga Kryeministri Berisha në disiplinën e notit. Paraditen e djeshme kreu i qeverisë shqiptare ka qëndruar në ujë nga ora 9:10 deri në orën 12:02 të mesditës.

Nga burime të rezervuara mësohet se këtë rekord Kryeministri Berisha nuk do ta shpallë zyrtarisht, pasi e konsideron atë si stërvitje.Dy javë më parë numri një i ekzekutivit shqiptar ishte në qendër të vëmendjes së medies për aktivitetin e tij sportiv.

Sipas zyrës së shtypit pranë Kryeministrit, kreu i qeverisë ka zgjedhur sërish bregdetin e Dhërmiut për të kaluar një fundjavë pushimi. “I frymëzuar nga shpirti olimpik, Kryeministri Berisha, i cili po kalon te dielën me mbesat dhe nipërit në Dhërmi, vendosi sot një rekord të ri personal, 141 imnuta not në ujërat e mrekullueshëm të detit jon, kundrejt 132 minutave të një viti më parë.

Noti filloi në orën 9:10 dhe përfundoi në orën 11:31”, – thuhet në njoftim. Këtë rekord personal shefi i qeverisë nuk e ka lënë të ikë pa e komentuar mediatikisht, duke e lidhur me rekordet e tij edhe në politikë, të shoqëruar natyrisht edhe më pak humor.

“Zëri i detit jon më tha se ky rekord i ri personal është një ogur i bardhë për fitoren e merituar të zgjedhjeve të 2013-s”, – mësohet të ketë thënë Berisha. Ndonëse ky është një rekord historik i Kryeministrit Berisha, ai shprehu besimin se në gusht mund të shënojë një rekord tjetër të ri, duke paralajmëruar në këtë mënyrë rekordin e djeshëm.

Pushimi në Dhërmi gjatë sezonit veror për Kryeministrin Berisha është kthyer në një ritual pothuajse të përvitshëm, po aq sa edhe vëmendja që i kushton disiplinës së notit, ndërkohë që vitet ngjiten për kreun e qeverisë.

Similar Posts: