Berisha përuron shkollën “Ahmet Zogu” në Kamzë

Author: | Posted in Culture, Social No comments

Kryeministri Berisha përuroi një tjetër shkollë në Kamzë – shkollën 9-vjeçare “Ahmet Zogu”, investim prej 187 milionë lekë. Gjatë fjalës së mbajtur prej tij në ceremoni ai tha se zhvillimi kalon nga dyert e shkollës, ndaj konsolidimi i një sistemi arsimor modern është përparësia më madhore  e qeverisë.

“Çdo hap drejt dritës është hap drejt punësimit, është hap drejt prosperitetit është hap drejt zhviliimit.

Për ne çdo zhviliim kalon nëpërmjet dyerve e bankave të shkollës, ndaj jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për një sistem arsimor modern,” – tha Kryeministri. Ai tha gjithashtu se kjo është një shkollë e standardeve evropiane dhe, si e tillë, është dëshmi e radhës e vendosmërisë dhe përkushtimit për ta vendosur arsimin në krye të përparësive.

Ndërsa vlerësoi arritjet në modernizimin e infrastrukturës arsimore me ndërtimin e rindërtimin e 1300 shkollave, shtrirjen e internetit në çdo shkollë, rritjen me 120 për qind të pagës së arsimtarit, rritjen në 92 për qind të numrit të nxënësve që vazhdojnë shkollën e mesme dhe në 70 për qind të atyre që vazhdojnë shkollën e lartë, duke i konsideruar këto ndër treguesit më të mirë të vendeve të zhviliuara, Kryeministri theksoi si sfidë të radhës në arsim rritjen e cilësisë.

Kreu i qeverisë e cilësoi gjithashtu një lajm shumë pozitiv vendimin e Bashkisë së Tiranës për të nisur këtë vit ndërtimin e 10 shkollave të reja, duke lënë në këtë mënyrë pas vitet e gjata të moskonsiderimit të arsimit.

Similar Posts: