Berisha për situatën në Preshevë

Author: | Posted in Albania, Social No comments

Berisha_PreshevaMbremjen e se shtunes, kryeministri Sali Berisha foli ne lidhje me situaten e krijuar ne Luginen e Presheves, e tensionuar per shkak te kercenimeve nga pala serbe e cila do te heqe qofte edhe me force perkujtimoren e UCPMB-se

Berisha ka deklaruar per shtyp se, ky veprim i paraljmeruar nga Beogradi ka ndikuar ne rritjen e tensioneve midis serbeve dhe pakices shqiptare, qe banon ne trojet etnike. Ai tha se tensionet ne Luginen e Presheves po rriten si rezultat i kercenimeve nga qeveria Serbe, kercenimi per heqjen e Martireve  te Lirise eshte deshmi e albanofobise.

‘Martiret e Lirise rane ne trojet etnike ne mbrojtje te te drejtave te shqiptareve te Presheves. Me luften dhe sakrificen e tyre sublime, ata iu imponuan regjimit te Milloshevicit,’’ deklaroi kryeministri Berisha. Ai i ka bere thirrje lidershipit politik serb qe te heqe dore nga provokimet, duke theksuar se ne cdo vend te lire jane vendoret ata qe vendosin nese duhet te heqin monumentet historike.

Berisha u ka drejtuar edhe nje apel shqiptareve duke thene se eshte nje provokim ndaj shqiptareve, mosrespektimi deri ne alergji i te reneve te kombit Shqiptar. Ai gjithashtu i beri thirrje Beogradit qe te heqe dore nga praktikat albanofobe dhe te respektoje pakicen shqiptare te jeton ne trojet etnike ne shtetin Serb. Ai i fton te gjithe qytetaret e Presheves qe te mos provokohen nga ata qe kane si qellim spastrimin etnik. Sipas tij vandalet mund te rrezojne nje permendore por te renet deshmore nuk vdesin kurre.

Ne zonen ku jetojne shqiptare ne Serbi eshte tensionuar mjaft situata nga kercenimet e krereve serbe per heqjen me force te lapidarit te deshmoreve te Luftes Clirimtare per Presheven, Medvegjen e Bujanocit. Ivica Dacic, kryeministri i Serbise ne fund te dhjetorit deklaroi se nuk do te jete prezent ne takimin e radhes me homologun, Hashim Thaci, nese autoritetet ne Presheve nuk heqin permendoren.

Similar Posts: