Berisha: Jemi te gatshem te qendrojme me tej ne Afganistan

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Ne Samitin e Cikagos Berisha ne fjalen e tij u shpreh se Shqiperia gjithnje ka qene e gatshme nga vendimet e marra te vendeve anetare te Aleances, konsensusi për të cilat ishte i padiskutueshëm.

Ishte nje sukses i vertete Samiti i Cikagos dhe aty u spikaten pergatitje te shkelqyera nje drejtim shume kompetent dhe parapergatitje e madhe. – tha Berisha. Gjithashtu ai deklaroi se ne te gjitha vendimet madhore dominoi teresisht fryma e konsensuit. Dokumentet kryesore te Samitit u miratuan me consensus te plote.

Persosmeria e organizmit te Samitit ishte perfekte, mirkpritja e Presidentit te Shteteve te Bashkuara dhe Qeverise qe ai drejton ishte e sheklqyer. – tha ai. Gjithashtu Berisha nuk la pa permendur per darken e shtruar nga presidenti  Barack Obama ku diskutuan gjeresisht mbi Afganistanin.

Berisha u konfirmoi liderve te vendeve anetare se Shqiperia eshte e gatshme per te dhene kontributin e saj ne Afganistan edhe pertej afatit te parashikuar nga Aleanca per terheqjen e trupave Shqiptare atje.

“Ne ate darke mora fjalen dhe shpreha se jemi te vendosur per te mbeshtetur Aleancen dhe per te qendruar ne Afganistan per aq kohe sa Aleanca e Atlantikut te Veriut do te qendroje ne ate vend dhe se Shqiperija do te jete gjithnje ne gatishmeri per te qendruar edhe pertej vitit 2014, do te jemi prezente ne ato forma qe do te jete e pershtatshme, dhe qe do te kerkohet nga kuadri i Aleances apo qofte dhe bashkepunim direkt me SHBA-ne”, theksoi ne fjalen e tij Berisha.

Nder te tjera kreu I ekzekutivit beri te ditur se gjate qendrimit pati mundesine te takohej dhe te ndanin mendime me udheheqesit e vendeve aleate dhe vendeve te tjera partnere, si me presidentin Obama gjithashtu dhe me kancelaren Merkel.

Nje bisede te ngrohte pata dhe me presidentin Francois Hollande, i cili tregoi nje interes per zhvillimet ne Shqiperi me Kryeministrin Cameron, me Kryeministrin Monti, me presidentin Van Rompuy, me presidentin Barroso si dhe me lidere te rajonit dhe pothuajse me te gjithe te pranishmit ne kete samit” – shtoi Berisha.

Similar Posts: