Beogradi miraton platformën, nuk e njeh Kosovën

Author: | Posted in Politics No comments

parlament-nikolicNe takimin e perbashket me presidentin e Serbise, Tomisllav Nikolic, qeveria e Serbise miratoi dy tekste: rezoluten, per te cilen do te deklarohen deputetet dhe dokumenti tjeter i transmetuar nga mediat serbe, i cili permban isntrumente per vazhdimin  e ketij dialogu, dhe do te jete i detyrueshem per negociatoret, ne kete rast per kryeministrin serb Ivica Dacic.

Ne konferencen per shtyp Nikolic theksoi se krahas kufizimeve qe ka secili prej tyre kur bie fjala per Kosoven, Serbia ne seancen e qeverise ka treguar se qendron prapa dokumentit.

Te ndermjetesuara nga BE-ja, platforma eshte e lidhur me bisedimet politike per Kosoven. Midis dy kryeministrave, atij te serbise Ivica Dacic dhe te Kosoves, Hashim Thaci jane mbajtur disa takime.

Vendimi per Kosoven sipas kryeministrit te Serbise, Ivica Dacic eshte marre njezeri, por nuk do te afishohet  per publikun. Ai ka deklaruar se qeveria e Serbise mori dy vendime. Sipas tij vendimet jane marre njezeri, ashtu si tetjerat qe jane marre kur eshte formuar qeveria e re.

Kryeministri serb tha se, platforma e bisedimeve politike me perfaqesuesit e Prishtines eshte propozuar nga presidenti, Tomisllav Nikolic nuk do te dale ne publik para kohe, pasi  nuk duhet bere e ditur platforma dhe taktikat e saj, me ata, te cilet do te marrin pjese ne keto bisedime.

Nje nga detajet e nxjerra prej tij, ishte se Serbia nuk e njeh Kosoven. Ai u shpreh: ‘Gjithashtu te kujtoj se nuk behet fjale per bisedime per status, propozimi ka te beje me organizimin e jetes dhe me qeverisjen ne Kosove’’.

Rezoluta e re perbehet nga pese pika: Dialogu me Prishtinen do te vazhdoje dhe se cdo progres ne kete dialog  do te shoqerohet me perparimin e Serbise ne rrugen e integrimit Europian, Serbia nuk do t’a njohe pavarsine e Kosoves, te zgjidhet statusi per pjesen veriore te Kosoves, garancite e vecanta per te drejtat individuale dhe kolektive te serbeve ne jug te lumit Iber.

Similar Posts: