Belgjike, nena vret 3 femijet e mitur te saj.

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Ne nje qyteze Belge te Diest ka ndodhur nje drame familjare ku nje nene 36-vjecare vrau 3 femijet e saj dhe ku me pas tentoi ti jape dhe fund jetes se vet. Femijet ishin te moshave 2,4 dhe 6 vjec, nderkohe nena e tyre mbeti e plagosur rende.

Ne kohen kur 36-vjecarja ka vrare femijet e saj bashkeshorti i saj nuk ndodhesh ne shtepi. Trupat e pajete te femijeve dhe te nenes se tyre qe kishte humbur ndjenjat jane gjetur ne oren 13:30 te drekes. Sipas agjensise te lajmeve NOA thuhet se dy femijet e medhenj te familjes dhe bashkeshorti i gruas nuk ndodheshin ne shtepi.

Ndersa prokuroria ende nuk ka dhene detaje mbi kete rast, por eshte thene se nena e tyre i kishte dhene ilace femijeve te tyre ne nje moment jokthjelltesie dhe vetem disa caste me vone kishte telefonuar per ndhimen e shpejte.

Bashkeshorti i 36-vjecares ka bere me dije se ato nuk kishin pasur ndonjehere probleme, ndersa nga burime te tjera thuhet se gruaja kohet e fundit kishte shfaqur probleme depresioni. Nder te tjera eshte thene se 36-vjecarja vuante nga nje alergji e shkaktuar nga instektet dhe se prej tyre ishte dyshuar se i kishin prekur sistemin nervor.

Ndersa dy femijet e medhenj te familjes kane shkruar nje leter babegjyshit te vitit te ri ku kane shprehur: i dashur babgjysh bej te mundur qe mami dhe dy vellezerit e vegjel dhe motra te sherohen sa me shpejt”.

Similar Posts: