BE nuk përkrah platformën për Kosovën

Author: | Posted in Social No comments

Maja_KoçijançiçZyrtaret e BE nuk e komentuan platformen e Serbise per Kosoven, e cila parashikon krijimin e nje entiteti serb ne Republiken e Kosoves, te shperbeje FSK-ne dhe te krijoje 2 dhoma ne parlament.

Maja Kocijancic, zedhenesja e Baroneshes Ashton, tha per te perditshmen “Express” se, Keshilli i Ministrave ka prezantuar qarte pozicionin e BE-se.

 

Kocijancic ka deklaruar se nuk ka asnje koment per sa i perket platformes, dhe se konkluzioni i BE-se eshte i percaktuar qarte ne koknluzionet e Keshilit te muajit 11 dhjetor. BE ne konkluzionet e saj nuk perkrah krijimin e institucioneve paralele ne Kosove, nderkohe qe i kerkohet Prishtines zyrtare qe te trajtoje problemet e serbeve ne Veri. Gjithashtu,eshte kerkuar nga BE tek Kosova dhe Serbia qe ato t’i trajtojne te gjitha ato ceshtje qe kane te bejne me permiresimin e raporteve mes 2 vendeve.

Hashim Thaci tha nje dite me pare se, platforma qe ka hartuar Serbia per Kosoven ngjan me planet e vjetra serbe per te debuar shqiptaret nga viset e tyre dhe nuk sherben stabilitetit ne rajon. Thaci deklaroi se ky plan i ri i Beogradit nuk eshte dicka e re, pasi Nikolic ishte pjese e aparatit genocidial te Milloshevicit.

Ai thekson se ky projekt nuk do te gjeje realizim ne territorin e Kosoves. Kjo platforme, e cila eshte prezantuar ditet e fundit nga qarqet politike te Beogradit, parashikon nje status special per veriun e Kosoves, me sakte nje lloj entiteti te ri, si Republika Serbe e Bosnjes.

 

Similar Posts: