BE, 63 mln euro Kosovës për reformat

Author: | Posted in Economy No comments

Bashkimi Europian i ka akorduar Kosoves 63 milione euro, ne mbeshtetjen e zbatimit te reformes evropiane ne vend, per programin vjetor 2012. Keto fonde qe BE-ja i ka dhene Kosoves pritet te perdoren per reformat e sistemit te drejtesise dhe administartes publike, per rikthimin dhe riintegrimin e refugjateve gjithashtu ne permisimin e sherbimit korrektueese, infrastrukturen energjitike dhe investimet ne edukimin dhe zhvillimin rajonal.

Me perfitimin e kesaj shume te ofruar, autoritetet vendase dhe donatoret e ndryshem do te duhet te ofrojne 20 milione euro shtese. “Permisimi i administrates publike, reformat ne rritjen e efikasitetit ne sistemin e drejtesise si dhe promovimi i nje sektori privat me dinamik jane prioritete kyce ne asistencen ndaj Kosoves.

Kjo jo vetem qe e afron Republiken e Kosoves te afrohet me afer Bashkimit Europian, por ka edhe per synim qe te sjelle ndryshime reale ne shoqerine dhe ne perfitimin e te gjithe qytetareve te Republikes Kosovare”, ka deklaruar Shtefan Fyle, komisioneri per Zgjerim.

Nderkohe programi vjetor i Asistences te paraantarsimit, IPA, per vitin 2012 ne te perfshihen edhe masa per nje pergjigje te shpejte ndaj prioriteteve politike, te cilat kerkojne ndihme financiare ne zbatimin e tyre, si pershembull dialogu Prishtine-Beograd, dialogu i vizave si dhe rishikimi strategjik i EULEX-it.

Edhe pas kritikave te cilat jane te ashpra te Gjykates Europiane te Auditoreve, komisioni ne fjale ka premtuar se do te vazhdoje konsultimin e ngushte me autoritetet e Kosoves, gjithashtu me donatoret e ndryshem te cilet duhet te garantojne mbi te gjitha efikasitet e asistences se Bashkimit Europian ndaj Kosoves.

Similar Posts: