BB: Janë shtuar të varfërit

Author: | Posted in Albania, Economy 1 Comment

banka_boteroreParalajmeron Banka Boterore se niveli i varferise ne Shqiperi mund te jete ngritur nga krizat shumefishe te cilat goditen buxhetet e familjeve ne vitin 2008. Banka ne raportin e fundit thote se, nje nder shkaqet pse niveli i jeteses ne Shqiperi mund te jete perkeqesuar ka lidhje me cmimet e larta te ushqimeve.

Gjate studimit, ekspertet e Bankes vene re se me te pambrojturat ne rajon nga kriza e cmimeve jane familjet shqiptare si dhe familjet qe goditen me fort.

Thuhet nga studimi se per cdo rritje me 5% te cmimit te ushqimeve, rritet me 30 mije vete numri i te varferve, te cilet jetojne me jo me shume se 2.5 dollare diten. Goditje me te medha do te sillnin pasoja edhe me te renda.

Qe prej vitit 2008 qe eshte eshte bere matja e fundit e nivelit te varferise nga INSTAT, Shqiperia dhe Bosnja jane te vetmet vende ne rajon, te cilat nuk kane nje statistike zyrtare rreth nivelit te jeteses.

Edhe pse nuk ka pasur rezutlat, Banka i ka bere disa here presion Qeverise qe te rifreskoje treguesit e varferise, qe te mase pasojat qe kane lene krizat ne buxhetet e familjareve. INSTAT, duke ju referuar ende shifrave te 2008-es,vijon te mbaje peng anketen e nivetit te jeteses.

Por qe prej atij viti, ka pasur disa goditje ne ekonomi. Pervec rritjes se cmimit te ushqimeve, buxhetet e familjeve,vitet e fundit jane perballur edhe me nje tkurrje te ardhurash, si nga dergesat ashtu edhe nga burimet e tjera per shkak te krizes. Eshte shtuar keshtu,dyshimi se  me shume familje jane kthyer me te varfera.

Thone ekspertet ne mbare boten se ato qe jane duke paguar kostot me te medha te krizes jane shtresat e varfera. INSTAT dhe Qeveria nuk e dine se sa te varfer ka ne Shqiperi aktualisht, dhe shperndarja e ndihmes ekonomike ose politikat e tjera sociale po behen bazuar ne shifrat e 5 viteve me pare, kur ekonomia dhe bota ishin shume here me ndryshe.

Similar Posts:

Comments
  1. Posted by learta