Basha: Brenda 4 vjetesh do te dyfishojme zonat e gjelbra

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Dyfishimi i siperfaqes se gjelber klasifikohet si nje nder prioritet qe do te marre vemendjen maksimale te Bashkise se Tiranes per kater vitet e ardhshem. Teksa ka marre pjese ne aktivitetet e zhvilluara dje me rastin e Dites Boterore te Tokes, kryebashkiaku Lulzim Basha krahas premtimit te bere per shtimin e siperfaqes se gjelber ka kerkuar edhe mbeshtetjen e qytetareve qe te kontribojne ne realizimin e ketij objektivi, reduktuar perdorimin e automjeteve si dhe hedhjen e mbetjeve vend e pa vend.

“Te dyfishojme gjelberimin ne kater vjetet e ardhshem. Me kete qellim Bashkia e Tiranes ka nisur nje program intensiv mbjelljesh te pemeve ne qytetin tone ne parkun ekzistues e po keshtu po planifikon hapjen e nje parku tjeter te madh, parkun e Paskuqanit ne veri te Tiranes”, – ka deklaruar Basha ne panairin qe u zhvillua ne rrugen “Murat Toptani” nga ambasada amerikane, ajo austriake e shoqatat mjedisore.

Ne kete panair, ku u zhvilluan nje sere aktivitetesh sensibilizuese dhe ekspozita me fotografi per rendesine e mbajtjes se nje ambienti te paster. Ambasadori Amerikan, Aleksander Arvizu, i ftoi qytetaret shqiptare qe te ndjekin shembullin e Japonise vite me pare, ku te gjithe qytetaret, biznesi dhe shteti bene per te ndryshuar situaten e ndotjes dhe mbetjeve: “Ka nga ju qe mund te thone  se situata e mbeturinave nuk mund te zgjidhet, se nuk keni s’te beni.

E keni gabim, nese ju doni, mund ti ndryshoni gjerat per mire. Eshte e rendesishme qe qeveria, Ministria e Mjedisit te luajne rolin e tyre, por gjerat do te ndryshojne vetem kur ju te gjithe te thoni: <<Po, gjerat duhet te ndryshojne>>!.

“Edhe Ambasadori austriak, Florian Rauning, ka apeluar per shtimin e kujdesit ne mbajtjen e nje mjedisi sa me te paster. Me pas kryebashkiaku Basha iu drejtua parkut te Liqenit Artificial, ku disa shoqata ambientaliste ishin organizuar ne pastrimin e tij nga plehrat dhe mbjelljen e pemeve.

Similar Posts: