Autori i masakrës së 3-fishtë mori kredi për të dashurën

Author: | Posted in RTK LIVE No comments

PESHKATARJA” ÇOÇKA ME NAM, Ç’NDODHI NË PODROGIE?

Iverbuar krejtësisht nga dashuria për Elivertën, i rrënuar tërësisht nga “rrjepja” e përditshme e saj, 52-vjeçari Rozani, vendosi t’i jepte fund tradhtisë së radhës që po i bënte e dashura, ndaj e vrau.

Burime tepër konfidenciale pranë familjarëve të protagonistëve të masakrës së trefishtë në Podgorie të Korçës i thanë gazetës “Metropol” se Viktor Rozani kishte mbërritur në një fazë tepër të degraduar si emocionale, ashtu edhe materiale, pasi jeta e tij së fundmi ishte bërë ferr.

I shtyrë nga dashuria që kishte për 34-vjeçaren Çoçka, babai i katër fëmijëve u ishte përgjigjur gjithmonë kërkesave financiare të saj dhe së fundmi kishte marrë edhe një kredi për t’i plotësuar asaj tekat.

Por kur ajo e tradhtoi sërish, ai nuk e mbajti më veten dhe e largoi nga kjo jetë bashkë me të dashurin e fundit, duke u vetëvrarë më pas. Turpi që ka mbështjellë tashmë 3 familje bëri që kufoma e gruas të mos tërhiqej nga bashkëshorti, por nga prindërit.

“Peshkatarja” dhe kredimarrësi

Jeta ja kishte sjellë Eliverta Çoçkës këtë stil mardhëniesh, ku mplekseshin epshe seksuale në distanca të shkurtra kohore. E lindur në fshatin Starovë të Pogradecit, 34-vjeçarja ishte martuar në fshatin Rëmenj të po këtij qyteti.

Pasi i vdiq i shoqi, ajo u rimartua në Pogdorije të Korçës, një fshat rrëzë Malit të Thatë, rreth 20 km larg rrugës nacionale Pogradec-Korçë. Kryesisht zona është e varfër dhe banorët, përveç bizneseve private, merren me buqësi, ndërsa pjesa tjetër është në emigracion.

Me një bashkëshort, me profesion çoban, i njohur edhe si konsumator i rregullt i alkoolit, nëna e një djali kishte vendosur të bënte një jetë prej “peshkatareje”, duke gjetur dashnorë në zonë, për t’i përdorur ata kryesisht për lekë, në këmbim të mardhënieve seksuale.

I mpleksur një herë me të, Viktor Rozani kishte kaluar një kohë të artë, por pak më vonë nisën edhe kërkesat për lekë. Kështu ai mori një kredi për të mos humbur lidhjen me të dashurën dhe së fundmi kishte marrë vesh lidhjen e saj me 32-vjeçarin Flordion Bollguri, baba i 2 fëmijëve.

Masakra e trefishtë

Ngjarja e rëndë ndodhi pardje në Podgorie të Korçës, rreth orës 19:30, kur Viktor Rozani, 52 vjeç ka qëlluar për vdekje të dashurën e tij dhe partnerin e saj dhe pasi ka telefonuar policinë për krimin e kryer, ka vrarë edhe veten.

Ai kishte mësuar se e dashura e tij, Eliverta Çoçka, 34 vjeçe kishte ikur me taksinë me targa KO 514 A, në pronësi të 49-vjeçarit Floridon Bollguri, me të cilin kishte një lidhje të dyfishtë. Pasi mësoi vendim se ku ndodheshin, nga lokali ku konsumoi një sasi të madhe alkooli, Rozani ka marrë një automatik dhe është drejtuar në vendin ku ishin dy viktimat, një rrugë dytësore mes malesh, në afërsi të fshatit Koritë, ku ishte parkuar.

Fillimisht qëlloi mbi 32-vjeçarin Bollguri që ndodhej në timonin e makinës dhe pas një debati që mund të ketë pasur me gruan, Eliverta Çoçka ka qëlluar edhe atë që ndodhej në sediljet e pasme të makinës, duke i lënë të vdekur në vend.

Pas kësaj ka telefonuar policinë, të cilës mësohet t’i ketë rrëfyer se ka vrarë dy persona dhe ka dhënë informacione edhe për vendin ku ndodheshin. Pas kësaj 52-vjeçari ka vrarë edhe veten.

Similar Posts: