Arrestohen 4 shtetas, kerkoheshin nga italianet

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Vlore – Kater persona te kerkuar nga interpoli italian jane vene ne pranga dje nga policia e Vlores. Lajmi u be i ditur nga burimet zyrtare te policise qe thane se kater ter kerkuarit jane ne pranga gjate aksionit te koduar “BATICA”.

Sipas policise, aksioni kishte per objekt ekzekutimin e kater urdher-arresteve nderkombtare ne ngarkim te 4 shtetsave te shpallur ne kerkim nga INTERPOL ROMA si pjestare te nje organizate kriminale me tendence trafikimin e nakotikeve: Kater shtetasit jane: S, Gockaj 42 vjec, J. Shabani 31 vjec, A. Xhelili 42 vjec dhe E. Sadikaj 29 vjec.

Arrestimi i ketyre shtetasve qe mbikqyreshin prej mese 1 muaji nga sherbimet e policise, u krye nga njesite e specializuara te Drejtorise se Policise Qarku Vlore, ne te njejten kohe mbremjen e djeshme, pasi ne ngarkim te tyre Gjykata Penale Lece, Itali ka leshuar urdher-arrestet nderkombtare per veprat penale “trafikim lendesh narkotike” dhe “pjesmarrje ne gru[e kriminale”.

Keta shtetas dyshohet se ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane trafikuar nga Shqiperia ne Itali nje sasi te konsiderueshme droge cka ka rezultuar nga hetimet intensive te kryera gjate periudhes 1 janar 2009 deri me 5 shkurt 2010 nga autoritetet ligjzbatuese.

Njerit prej tyre, shtetasit E. Sadikaj gjate kontrollit personal eshte gjetur dhe sekuestruar ne cilesine e proves materiale edhe nje arme zjarri tip pistolete me mulli me pese fisheke. Materialet procedurale per te kater shtetasit e mesiperm i kane kaluar organit te akuzes te Prokurorise per procedura te metejshme per ekstradimin e tyre ne itali.

Similar Posts: