Argita Berisha, pagë Harvardi

Author: | Posted in Albania No comments

Argita_BerishaGazeta ‘New York Times’ sapo ka publikuar nje artikull ngacmues  ne lidhje me pagat e larta qe u jepen pedagogeve ne universitetet me prestigjoze te botes.

I pari ne liste eshte Universiteti me i njohur ne te gjithe boten, ai i Harvardit, ku nje profesor qe punon me kohe te plote paguhet mesatarisht me mbi 190 mije dollare ne vit.

Me pas vjen universiteti i Cikagos, pastaj ai i Kolumbias dhe ne vendin e dhjete qendron universiteti i Pensilvanise, ku puna e nje pedagogu me kohe te plote vleresohet deri ne 170 mije dollare ne vit.

Keto jane pagat me te larta ne universitetet private, ndersa ne ato publiket pagat jane normalisht me te uleta. I pari universitet qe jep rrogen me te larte eshte institucioni i teknologjise ne Nju Xhersi, ku nje profesor me kohe te plote merr 150 mije dollare ne vit, ndersa universiteti ne vend te dhjete eshte ai i Ratdxhersit ne Kamden, ku rroga mesatare arrin ne 132 mije dollare ne vit. Shume shpesh pagat e profesoreve ne Amerike shendrrohen te tema debatesh nga publiku sepse sipas tyre ato mbajne nje kosto mjaft te larte ne buxhetin e arsimimit amerikan.

Ne vendin tone te tilla problemesh nuk egzistojne pasi pagat jane mesatare ose te uleta. Paga maksimale e nje   profesori te nje shkolle publike mund te arrije deri ne 8 mije dollare ne vit. Diferenca me SHBA-te eshte mjaft e madhe por jo ne cdo rast.

Per shkak te denoncimeve te Argita Berishes, opozita ka vene ne vezhgim te ardhurat e kryeministrit dhe familjareve te tij. Sipas disa te dhenave nga ky vezhgim rezulton qe vajza e kryeministrit vitin e fundit ka marre 146 mije dollare, page nga mesimdhenia e shkollave te vendit.

Me keto rezultate nuk mund te shohim aspak ndryshim ne lidhje me pagat e profesoreve ne shtetet e amerikane. Sipas te ardhurave mesatare per fryme ne Shqiperi nje page 146 mije dollare e vendos  atuomatikisht  ne krye te hierarkise per kete profesion.

 

Similar Posts: