Anulohet interkonjeksioni me Kosovën

Author: | Posted in Economy No comments

elektriku-energjiaAnulohet perfundimisht tenderi i shumeperfolur i linjes se internjeksionit me Kosoven nga qeveria shqiptare.

Dokumentat zyrtare qe posedon Top Channel tregojne ku konsulenti njofton kompanite private se qeveria e ka anulluar lotin e pare te tenderit. Lajmi eshte bere i ditur nje dite me pare. Nga vendimi i saj qeveria nuk terhiqet per te mos anulluar tenderin pavarsisht presioneve te njepasnjeshme nga banka gjermane KFW, e cila ka financuar projektin.

Qe ne mars te vitit te kaluar Saga e tenderit ka filluar, kohe ne te cilen qeveria krijoi tenderin per ndertimin e linjes. Formula e paracaktuar e vlerësimit nxorri fituese një kompani kroate, por sapo KFW njoftoi fituesin Qeveria bllokoi procesin, pasi çmimi i fituesit ishte 8 milionë euro më i lartë se vendi i dytë. Bllokimi u kundërshtua nga banka gjermane, e cila i kërkoi qeverisë të vazhdojë me nënshkrimin e kontratës dhe të mos e anulojë tenderin, por pa rezultat.

Mbi kete konflikt midis qeverise dhe KFW qe prej asaj kohe, ka patur nje sere shkembimesh me letra. Anulimi i tenderit u pranua nga banka gjermane  kohet e fundit, por ne saje te disa kushteve, ku me e rendesishme ishte qe Ministria e Financave te pranonte rezultatet e tenderit te dyte, cfaredo qofshin ato.

Ministria e Financave do rrezikoje financimin e tij nga banka gjermane sepse ka vendosur prishjen e tenderit ne menyre te njeanshme duke qene gjithmon ne rolin e huamarresit. Ajo kishte paralajmeruar pak dite me pare gjithashtu se do te terhiqej nese qeveria nuk pranonte kushtet. Ne me shume se nje rast opozita ka akuzuar se bllokimi eshte kryer qellimisht nga qeveria per te favorizuar monopolin serb ne tregun shqiptar te energjise. Me kete vendim ndertimi i linjes rrezikon te mbetet i bllokuar edhe per disa vite ne vazhdim.

 

Similar Posts: