Alfred Moisiu, presidenti i pare konsensual i Shqiperise

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Bashkepunimi mazhorance – opozite

Parlamenti i Shqiperise zgjodhi ne mbremjen e 24 qershorit 2002 ish-ushtarakun a karrieres Alfred Moisiu si president te ri te vendit, per te zevendesuar presidentin e atehershem Rexhep Mejdani.

Per 73 – vjecarin Moisiu votuan 97 deputete, 20 ishin kunder kandidatures se tij, ndersa 13 deputete abstenuan dhe vetem kater flete votime ishin te pavlefshme. Per t’u zgjedhur kandidat per President i nevojiteshin 84 vota, thene ndryshe, aprovimi i 2/3-ve te anetareve te Kuvendit.

“Nje nga detyrat e mia do te jete ruajtja e balancave. Zgjedhja ime eshte nje fitore e politikes Shqiptare, e cila u fut ne nje rruge te re, te konsensuit e kompromisit, qe eshte ne interes te se ardhmes se vendit”, – u shpreh ish-presidenti Moisiu ne daljen e tij te pare per mediet.

Duke pare konfliktualitetin politik ne ate kohe. me shume mundesi presidenti i ri i politikes Shqiptare duhej te sihte nje figure jopolitike dhe i papermendur kurre nga aktoret politike per president. Me nderhyrjen e nderkombtareve, duket se Alfred Moisiu u zgjodh president,qe ishte nje figure qe deri ne ate kohe shume pak Shqiptare e njihnin.

Kandidatura e Alfred Moisiut u shpall pas refuzimit te ambasadorit te Shqiperise ne BE, Artur Kuko, per te pranuar kandidimin per kete post si figure e mebshtetur nga forcat kryesore poltike ne vend.

Figura e Alfred Mosiut u caktua me unanimitet si president i pare konsensual, c’ka perbente zgjedhjen me te mire te politikes se atehershme. Traditat familjare, bir i patriotit Spiro Moisiu, ishte garancia me serioze, si luftetar i paepur per Shqiperine: lidhjet e tij familjare me aktorin e shquar Aleksander Moisiu flasin per orgjinen e tij kulturore nga nje prej familjeve te njohura tradicionale te kultures. Ai dha nje kontribut te cmuar per zhvillimin ne planin ekonomik te Shqiperise, per te forcuar e siguruar ate ne kuadrin e NATO-s e te BE-se.

Similar Posts: