Albin Kurti: Qeveria e Kosoves eshte shume e dobet karshi Serbise

Author: | Posted in Kosovo News, Politics No comments

Vetvendosje mbledh ne Prishtine te gjithe kryetaret e pikave dhe qendrave te saj ne komuna te ndryshme te vendit. Lideri i Levizjes VV, Albin Kurti foli per zhvillimet politike te fundit ne vend dhe gjate fjalimit te tij ai tha se Qeveria e Kosoves serish eshte duke u futur ne bisedime qe jane ne dem te shtetit te Kosoves.

Ne kete mbledhje te jashtezakonshme kryetari i levizjes, Albin Kurti deklaroi se dialogu me Serbine eshte i pafavorshem dhe sipas tij, menyra, temat dhe koha jane ne dem te shtetit tone dhe ne favor te Serbise, e cila eshte e pakushtezuar ndersa ne te shantazhuar.

Gjithashtu zotu Kurti theksoi ne fjalen e tij se Qeveria e Kosoves nuk ka asnje ide per zhvillim te vendit dhe prandaj shet pasurite te cilat do te mund te ishin baze e zhvillimit dhe gjithashtu nuk kane asnje ide per sovranitet te Kosoves, prandaj i shtohen fusnota pavarsise, e cila do te mund te ishte baze e sovranitetit.

“Kosova me kete pavarsi pa sovranitet per popullin e vet eshte shume pak dhe shume vone. As vera e as pranvera dhe as ngrohja globale nuk po mund ta shkrijne fusnoten, por kjo e fundit po shkrine pavarsine.

Vendi yne eshte rrezikuar si asnjehere nga armiku, Serbia eshte e pakushtezuar ndersa ne te shantazhuar. Serbet po vendosin kushte per secilin dialog, koha e dialogut menyra dhe tema jane ne pajtimin e saj, sepse ne fakt jane interes i saj.

Dhe kjo eshte arsye se pse Serbia e kerkon kete dialog dhe aq me teper kjo eshte arsyeja pse nuk mund te kete rezultate te favorshme me Serbine” deklaroi ne fjalen e tij kreu i Levizjes Vetvendosje Albin Kurti.

Me pas fjalen e mori nenkryetari i kesaj levizje zoti Shpend Ahmeti i cili theksoi se Qeveria me politikat e saj te deshtuara ekonomike eshte duke demtuar qytetaret e Kosoves. Gjithashtu ai deklaroi se privatizimi i ndermarrjeve publike ndikojne negativisht ne mireqenien e popullit te Kosoves.

Dhe sipas Ahmetit kete e verteton shitja apo falja sic e quan ai distribucionin e KEK-ut. Pas ketyre fjalimeve Levizja Vetvendosje mbledhjen e vazhdoi me dyer te mbyllura.

Similar Posts: