Akuza e shraje mes Olldashit e Klosit

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Miratimi i kredisë shtesë për ndërtimin e rrugës levan-Vlorë shkaktoi debate të ashpra mes ministrit të transporteve Sokol Olldashi dhe deputetit të PS-së Blendi Klosi në seancën e djeshme parlamentare.

Nga foltorja e Kuvendit gjatë fjalës së tij deputeti socialist Blendi Ktosi akuzoi dje ministrin Olldashi si menaxher rrugësh të korruptuar dhe antishqiptar. “Dredh cigaren, je njeriu më arrogant,je i paedukuar, të gjitha ato që sajon për opozitëri i ke akuza arrogante.

Ndjekës i Berishës. Ju akuzojmë se jeni menaxher rrugësh, të korruptuar dhe antishqiptarë. Nuk kemi asnjë rrugë. Turp t’ju vijë!” -deklaroi Klosi. Por deklarata deputetit socialist shkaktuan reagimin e menjëhershëm të ministrit Olldashi, i cili kërkoi nga ana e opozitarëve që të jenë më të limituar gjatë akuzave të tyre, “Nuk kam replikë.

Me gjithë përgjegjësinë dhe ndjenjën e detyrës, kam ndenjur pa lëvizur, kam replikuar për detaje dhe aspekte teknike, por ka ca limite që janë qytetare dhe jopolitike. Të thashë në shkon të dielën për të marrë lekë diku; dhe e dyta e punës mos hajde të më kërkosh ndihmë në zona që nuk futesh dot; dhe e treta, laj borxhet në Durrës, se ke dhe dy vjet për të larë, pastaj hajde fol për rrugë”, – tha Olldashi.

Ndërkohë opozita shfrytëzoi debatet për këtë projekt rrugor për ta cilësuar qeverinë të dështuar. “Saliut po i vjen fundit dhe te tijte jane sulur t’i rrembejne c’te mundin me vendime qeveritare apo miratime parlamenti”, the deputetja e PS-se Arta Dade.

Duke iu pergjigjur politikisht, Olldashi iu drejtua Dades me fjalet: “Prape do t’u mundim vitin tjeter, se ky bilanc eshte ne syte e qytetareve shqiptare”.

PS interpelance me Olldashin per ujesjellesin e ri te Kuksit

Punimet e ditës së djeshme të Kuvendit u mbyllën me interpelancën me ministrin e Transporteve Sokol Olldashi, kërkuar nga deputeti i opozitës Asllan Dogjani. Qëllimi i kësaj interpelance kishte të bënte me ecurinë e punimeve për ujësjellësin e ri për Kukësin.

Dogjani kërkoi të mësojë se pse kanë ngecur punimet për projektin e qeverisë. “Po bëhen 18 muaj nga afati që ky projekt duhej të kishte përfunduar. Por problemet për ujësjeliësin e ri nisën që me tenderin, ku mungoi konkurrenca dhe u zgjodh fitues një kompani e caktuar më parë.

Premtimi për ujë nuk është mbajtur, ndërsa unë dua të di kur do të ketë Kukësi ujë 24 orë”, – tha Dogjani. Ministri Olldashi në përgjigje të pyetjeve theksoi se është e vërtetë që projekti duhej të kishte përfunduar në vitin 2011, por shtyija e afatit u bë për shkaqe natyrore dhe me kërkesë të pushtetit vendor.

Sipas ministrit, afati përfundimtar është shtyrë për në 30 korrik të këtij viti. “U bë një kërkesë nga qeveria vendore se kishte nevojë për punime në disa zona. Gjatë zbatimit të projektit kemi hasur probleme me komunitetin, kemi kërkuar të zgjidhim problemet duke evituar konfliktet.

Problemet me disa banorë pronarë të terrenit, por në fund të korrikut punimet për ujësjellësin mbarojnë, Punimet shtesë janë duke përfunduar në pak ditë”, – tha Olldashi.

Similar Posts: