Ackerman: Shqipëria ka një të ardhme shumë të mirë

Author: | Posted in Politics No comments

“Ne nuk mund të harrojmë kurrë jo vetëm investimet në termat politikë, diplomatikë, por dhe ato financiarë. Me zemër u thashë përfaqësuesve të Bundestagut gjerman se ‘Gjermania dhe ju gjermanët jeni aksionerë të këtij suksesi të Shqipërisë në këtë rrugë, në të cilën besojmë që do ta arrijmë sa më të shpejt’.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, priti në një takim deputetin e Bundestagut gjerman Jens Ackerman. Në kuadër të vendimit më të fundit të Brukselit për Shqipërinë, kryeparlamentarja falenderoi Gjermaninë dhe përfaqësuesit e Bundestagut gjerman për mbështetjen e jashtëzakonshme për Shqipërinë dhe rajonin në terma politikë, ekonomikë, ushtarakë etj.

“Ne nuk mund të harrojmë kurrë jo vetëm investimet në termat politikë, diplomatikë, por dhe ato financiarë. Me zemër u thashë përfaqësuesve të Bundestagut gjerman se ‘Gjermania dhe ju gjermanët jeni aksionerë të këtij suksesi të Shqipërisë në këtë rrugë, në të cilën besojmë që do ta arrijmë sa më të shpejt”‘, – tha Topalli gjatë konferencës së përbashkët për shtyp.

Ndërsa deputeti Ackerman uroi Kryetaren e Kuvendit për arritjen e Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit në BE. Duke folur për forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, ai tha se Shqipëria ka një potencial shumë të madh, veçanërisht në fushën e turizmit, dhe kjo është një mundësi shumë e mirë për rritjen e numrit të turistëve gjermanë në Shqipëri.

“Unë mendoj dhe jam shumë optimist se Shqipëria ka një te ardhme shumë të mirë përpara. Gjermanët mendojnë se, nëse duhet të shpenzojmë 14 ditë për pushimet e tyre, ata do të donin t’i bënin pushime me cilësi mjaft të mirë, ndaj dhe gjermanët janë kampionë për sa u përket udhëtimeve që bëjnë jashtë.

Mendoj se pikërisht në fushën e turizmit Shqipëria ka mjaft potenciale për të ofruar”,- tha ai. Ackerman ndodhet në Shqipëri në kuadër të projektit të përbashkët për dhënien e bursave studentëve shqiptar, të cilët do të bëjnë praktikën e tyre në Bundestagun gjerman.

 

Similar Posts: