Abuzimet shkurtojne listen e perfituesve

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Formule e re me pike per ndarjen e ndihmes

Peson te tjera shkurtime lista e perfituesve te ndihmes ekonomike. Pas kontrolleve te bera nga strukturat e Sherbimit Social Shteteror, perdymujorin e pare te ketij viti jane kontrolluar 43 njesi te qeverisjes vendore.

Nga keto inspektime jane konstatuar rreth 357 raste abuzive, me nje efekt financiar 761.000 leke, ku familjet perfitonin jashte kritereve kete pagese. Jane konstatuar edhe 73 raste te pagesave te padrejta se personave me aftesi te kufizuar.

Per personat pergjegjes jane propozuar gjithsej pese masa administrative, te ndara keto ne kater verejtje me paralajmerim per largimin nga detyra dhe nje gjobe me nga nje dhe dy paga per personat pergjegjes.

Kreu i ketij sherbimi, Mihal Naco, ben te ditur se per te frenuar abuzimet ne skemen e ndihmes ekonomike dhe ne pagesat e paaftesise ka nisur projekti i formules se pikezimit, ku familjet e varfra, pasi te plotesojne nje pyetesor te posacem dhe te vlersohen me nje nivel pikesh, te cilat do te mundesojne ose jo futjen ne skemen e ndihmes.

Aktualisht ky sistem i ri ka nisur te aplikohet ne tri rajone, Tirane, Durres dhe Elbasan. Projekti – pilot do te zgjase dy vjet dhe me pas do te shtrihen ne te gjithe vendin. Jane zgjedhur tre rajone kryesore, qe kane edhe numrin me te madh te familjeve qe trajtohen me ndihme ekonomike, per tu bere pjese e formules se pikezimit, projekt ky qe mbeshtetet nga Banka Boterore.

Familjet qe aplikojne per ndihme ekonomike duhet qe te plotesojne nje formular, ku te deklarojne te gjitha te ardhurat e tyre. Ky formular do te ndihmoje qe te perpilohet pikezimi, pra niveli i pikeve tavan dhe dysheme. Normalisht papunsia ka piket maksimale, me pas banesa, te ardhurat etj.

 

Similar Posts: