AAK i vendos afat Thaçit

Author: | Posted in Politics No comments

Haradinaj_ThaciDeri ne castin ku Aleanca per Ardhmerine e Kosoves do te marre pergjigje nga Partia Demokratike e Kosoves, fillimi i muajit shkurt do te jete afati i fundit, ne lidhje ne nje marreveshje per nje bashkeqeverisje te mundshme.

Hyrja ne koalicion me PDK-ne, eshte kushtezuar nga AAK, vetem ne rast se qeveria do te drejtohet nga udheheqesi i tyre Ramush Haradinaj. Nese kjo nuk realizohet ateher kjo parti do vazhdoje rrugen e saj si opozite.

Nenkryetari i AAK-se, Ardian Gjini tha se afati i fundit eshte deri ne muajin shkurt dhe duhet te kete pergjigje te sakta te cilat do te percaktojne se cfare do te ndodhe ne vazhdim, sepse kjo reflekton perfundimisht ne gjendjen e Kosoves.

Cdo njeri duhet t’a dije se si jane ceshtjet dhe tema te tilla nuk duhet te zgjasin shume. Per shkak se axhendat e shtetit jane teper te veshtira, sipas Gjinit eshte pothuajse e pamundur qe ato te mbahen ne kete menyre.

Posti i kryeministrit qe drejtohet aktualisht nga Hashim Thaci duket se eshte bere i panegociueshem nga Partia Demokratike. Edhe sipas deklarates te diteve te meparshme nga PDK-ja, posti i kryeministrit do te vazhdoje te jete i padiskutueshem per koalicionet e ardhshme, duke aluduar kerkesen e Ramush Haradinajt, kryetarit te AAK-se, qe ai te marre postin e kreut te shtetit, ne menyre qe te futet ne koalicion me PDK-ne.

Similar Posts: