Festimet në Kosovë, incidente nga fishekzjarret

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Prishtine_festaSheshi ‘Nene Tereza’, ne Prishtine, eshte mbushur nga qindra qytetare te cilet prisnin me padurim momentet e nderrimit te viteve.

Kane qene vete qytetaret te cilet kane dhuruar spektakel fishekzjarresh. Disa te tjere kane zgjedhur t’a festojne ne shtepi dhe te tjere ne restorante nen muziken live.

Edhe kesaj radhe, sic cdo vit pati disa te lenduar nga fishekzjarret e hedhura pa pergjegjesi.

Zedhenesi i policise se Kosoves, Baki Kelani deklaroi per Kosovapress se kane qene dy raste te demtimeve me objekte piroteknike, si dhe djegia e nje ndertese ne Ferizaj.

Shtepia eshte shkrumbuar nga flaket, dhe nuk dihet shkak i ketij incidenti. Si pasoje ka humbur jeten vetem nje person i cili ndodhej brenda ne ate moment.

Te marten, pak minuta pas mesnates, policia ne Ferizaj ka marre nje telefonate, ku thuhej se nje shtepi banimi ishte perfshire nga flaket, ne rrugen ‘Aziz Kelmendi’ ne te njejtin qytet.

‘ Njesite policore se bashku me zjarrefikesit, i jane pergjigjur rastit edhe pas nje kohe te shkurter zjarri eshte vene nen kontroll, por ne tavanin e shtepise eshte gjendur edhe nje trup i pajete, 26-vjecari pjesetari i familjes, i karbonizuar.

Gashi deklaroi se sipas deshmive te pjesetareve te familjes, ata gjendeshin jashte pas mesnate dhe kishin vene re se nga tavani i shtepise se tyre dilte tym dhe flake. Per te mbajtur zjarrin nen kontroll te gjithe ishin munduar te shuanin flaket dhe viktima kishte hipur mbi tavan ne perpjekje per te shuar zjarrin me ane ten je tubi plastik, por i asfiksuar nga tymi dhe flaket I riu nuk mundi te kthehej me.

Pak ore pas nderrimit te vitit, sipas informative te policise ne Prishtine jane shenuar dy incidente te shkaktuara nga fishekzjarret. Ne nje rast, ne Bregun e Diellit, ka patur demtime nje automjet si pasoje e fishekzjarreve, dhe ne nje rast tjeter, nje banor i fshatit Latenc te Podojeves ka patur demtime te lehta nga disa djegie ne trup, shkak i keqperdorimit te mjeteve piroteknike.

Mjeku kujdestar ne Qendren Energjente, tha se deri ne ore 2 e gjys te mengjesit ka patur vetem pese raste te lenduar nga te incidentet me fishekzjarre, por ne krahasim me vjetet e kaluara kjo nate ka qene disi me e qete.

Sipas raportit te policise, gjate nates se Vitit te Ri ka patur 6 persona te lenduar, si pasoje e perdorimit te papergjegjshem te mjeteve piroteknike. Dy te tjere kane qene viktima te te shtenave ne ajer me arme zjarri, njeri veteplagosje dhe tjetri nga nje plumb qorr.

Nga perdorimi i fishekzjarreve dhe armeve te zjarrit jane demtuar kater automjete, nderkohe policia beri te mundur konfiskimin e nje arme automatike. Sipas policise, kete vit ka patur me pak raste incidentesh se vitet e kaluara, por mund te kete patur dhe raste te tjera qe nuk u jane bere te ditura.

Femija i pare ne Kosove ka qene djale

Ne Prishtine pak minuta pas nderrimit te vitit lindi femija i pare. Presidentja e Kosoves, Atifete Jahjaga nuk mungoi ne kete rast per te pershendetur nenen dhe djalin ne Kliniken e Gjinekologjise QKUK.

 

Similar Posts: