Uzina e Mjeksit mundesi per demontimin rajonal

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Nga Shtatori u demontuan 60 mije ton. Spahia: Banore larg poligonit

Elbasan: Ne uzinen e lendeve Plasese ne Mjekes eshte zhvilluar nje takim me pjesemarrjen e perfaqsuesve nga vende te NATO-s qe financojne projektin. Perfaqesues te NMSA-s u shprehen se Shqiperia duhet te jete krenare per asgjesimin e stoqeve me municione.

Nje prej perfaqsuesve te Zyres qendrore per Kontrollin e Armeve te vogla dhe te lehta ne Europen Jug Lindore dhe Lindore ka falenderuar qeverine Amerikane dhe Ministrine e Mbrojtjes per bashkepunimin dhe kontributin e dhene. Eksperienca qe ka fituar kjo uzine tha ai mund te shfrytezohet ne kthimin e saj ne uzine rajonale te demontimit.

Demontimi

Zv/ministri, Ekerem Spahia, deklaroi se punimet e konferences se peste te perqasjes rajonale te reduktimit te stoqeve zhvillohen ne uzinen qe zoteron standart te larte dhe se nuk ka asnje ngjarje te jashtezakonshme. Procesi po ecen ne mynyre te shkelqyer dhe qe nga shtatori jane demontuar 60 mije ton stoqe.

Zv/ministri u shpreh se brenda muajit shtator perfundon demontimi ne poligone e me pas puna do te perqendrohet ne uzina. Krahas demontimit ministria po merret edhe me pastrimin e zonave te kontaminuara.

Me pas tha ai se forcat e armatosura do te merren me rolin kushtetues ruajtjen e qetesise dhe stabilitetit te vendit dhe angazhimet e tjera te NATO-s. Spahia u ka bere thirrje gjithe banoreve qe te mos afrohen tek poligonet e qe mund te perbejne rrezik per jeten e tyre edhe pse ata e plotesojne standartet e sigurise. Drejtori i uzines, Daniel Karanxha, njohu te pranishmit me aktivitetin e kesaj uzine qe nga viti 2001 e ne vazhdim.

Z. Karanxha theksoi faktin se Uzina e Lendeve Plasese ne Mjekes te Elbasanit eshte me e rendesishmja ne shkalle vendi persa i perket demontimit ne rruge industriale. Ne bashkepunim me NATO-n dhe vendet donatore ne dekaden e fundit ne kete uzine kane perfunduar e jane ne proces disa projekte te rendesishme demontimi qe fillojne me minat kunder tank, murtajat, fisheket, predha te kalibrave te ndryshme etj.

Drejtuesi i Uzines u shpreh se kjo uzine zoteron standarte te larta demilitarizimi e se gjate gjithe ketyre viteve nuk eshte regjistruar asnje incident ne pune. Vec kesaj kjo uzine i ka kushtuar rendesi te madhe edhe mbrojtjes se ndotjes se mjedisit.

Uzina e Lendeve Plasese ne Elbasan mbetet ne pararoje te shkaterrimit te municionit te diktatures dhe aktiviteti i saj pritet te vazhdoje edhe pas vitit 2013 kur edhe perfundon shkaterrimi i municionit ne shkalle vendi.

Similar Posts: