10.6 vjet burg 12 personave te “Virgin”

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Ne pretence s’perfshihet bosi Elezaj, gjykohet vecmas

Prokuroria kerkon 4 vjet burg per Ilijaz Fishekun

Skema e mashtrimit me 200 milione tone nafte e TVSH

Rreth 200 milione tone nafte e llojit virgin eshte plotesuar ne dokumentacion sikur do eksportohej ne 7 shtete, por ne fakt nje gje e tille s’ka ndodhur, pasi ajo eshte perzier ne depozitat e pikave te karburanteve duke u treguar si nafte e cilesise se larte.

Konkluzioni perfundimtar vjen nga hetimi i njesise hetimore Task Force, e cila gjate kesaj kohe ka vertetuar se kompania “EUROIL” e administratuar nga biznesmeni ne arrati Hajri Elezaj, nepermjet tre ngarkesave fiktive ka mundur te mashtroje shtetin sikur ka kryer eksportimin e plote 19885,679 ton nafte virgin.

Referuar aktit te ekspertimit plotesues te 7 korrikut 2011 rezulton se vlera e TVSH-se se zbritshme dhe te rimbursuar per SH.a. “Euroil” per naften virgin te eksportit te dates 10 shkurt te kesaj shoqerie eshte ne vleren 16.567.348.58 leke.

Pas fitimit te kesaj shifre astronomike nga buxheti i shtetit, Elezaj ka marre serish rimbursim te TVSH. Keshtu per vleren dhe sasine e pasqyruar si te eksportuar fizikisht ne shkurt te vitit 2009 nga subjekti “Euroil”, gjithsej 17.209.579 ton, ndikimi ne buxhetin e shtetit si rrjedhoje e mospagimit te TVSH, ai ka fituar 105.781.548 leke.

******

ZPer 12 nga 16 subjekte e pershire ne skandalin e naftes “Virgin”, Prokuroria e Tiranes dha dje pretencen, ku kerkoi ne total 10 vjet e gjashte muaj burg per ta. Pjesa tjeter, ku perfshihet edhe personi kryesor Hajri Elezaj, tashme ne kerkim nderkombtar po gjykohet vecmas.

Keshtu Prokuroria kerkon per biznesmenin Iljaz Fisheku 4 vite burg per mashtrim ne bashkepunim, 2 vjet burg per te pandehurin Edmond Ferraj, ndersa per Arjan Dacin, i akuzuar per vepren penale te “falsifikimit te dokumenteve” eshte kerkuar denim me 1.6 vite burg dhe nje gjobe prej 500 mije lekesh.

Nderkaq, per te akuzuarit e tjere organi i akuzes ka kerkuar denime me nga 6 muaj burg secili. Ne seancen gjyqsore te 29 shkurtit te pandehurit kerkuan gjykim te shkurter duke pranuar ne kete mynyre te gjitha aktet qe ndodhen ne dosjen voluminoze te Prokurorise. Nderkohe, gjykata e Tiranes me 28 mars vendosi qe biznesmeni Hajri Elezaj, administratori i “Euroil” sh.a, i cili ndodhet ne kerkim nderkombtar te gjykohet ne nje proces te ndare me te pandehurit Bledar Rama dhe ky ne kerkim, si dhe Dashamir Kasaj.

Elezaj dhe dy te pandehurit e tjere nuk i kane pranuar akuzat e prokurorise, ndaj per pasoje gjykimi i tyre do te vazhdoje me procedure normale. Hetimi per skandalin e naftes nisi pas denoncimit qe beri ish-ministri i Ekonomise, Dritan Prifti.

Te pandehurit!

Hajri Elezaj: “Mashtrimi me pasoja te renda”, “Falsifikim te dokumentave”, “Pastrim te parave”, “Largim i te burgosurit”

Iljas Fisheku: “Mashtrim ne bashkepunim”

Bledar Rama: “Mashtrim ne bashkepunim”

Edmond Ferraj: “Falsifikim te dokumenteve”

Arian Daci: “Falsifikim te dokumenteve”

Dahsamir Kasaj: “Shperdorim detyre”

Fadil Abdurramani: “Moskallzim krimi”

Flamur Merkaj: “Moskallzim krimi”

Gazmend Serjanaj:  “Moskallzim krimi”

Genci Prence:  “Moskallzim krimi”

Kadri Harjedini: “Moskallzim krimi”

Reshat Aleksi: “Moskallzim krimi”

Vladimir Koteci: “Moskallzim krimi”

Nikollaq Llozi:  “Moskallzim krimi”

“Eujroil” Sha: “Mashtrim me pasoja te renda”, “Falsifikim te dokumentave” “Pastrim te parave”

Similar Posts: