1 muaj paraburgim ish-luftëtarëve

Author: | Posted in Kosovo News No comments

Duke u bazuar mbas kerkeses se prokurorit te EULEX-it, zotit, Maurisio Salustro, gjyqatari i gjygjit paraparak europian ka shqiptuar masen me nga nje muaj paraburgim per te tre ish-ushtaret e UCK-se. Rustem, Hetem dhe Sabit Geci jane arrestuar gjate mengjesit te dites se enjte nga policia e EULEX-it, pasi dyshohen  se kane kryer krime lufte ndaj popullsise civile.

Ndersa pala mbrojtese, gjykata ka arsyetuar vendimin e saj mbi bazen se te tre te pandehurit mund te ndikojne tek deshmitaret. Ndersa persa i perket pretendimet te prokurorit te ceshtjes se te pandehurit mund te ikin apo ato mund te perserisin prap veprat e tyre dyshuese, pretendimet jane hedhur poshte nga gjykata.

Duke iu referuar akakuzes, qe te tre te arrestuarit jane te dyshuar per srasjen e dy vellezerve nga fshati Turiqevc te Skenderajt ne daten 18 qershor, date e clirimit te Skenderajt.

Duke iu referuar kesaj pala avokatet e te arrestuarve kane thane se ish-ushtaret e UCK-se, e quajne te pabazuar kete aktvendim ne fillim te hetimeve kunder tyre.

Sipas thenieve te Ish-ushtareve te Ushtrise Clirimtare te Kosoves qe i kane dhene prokurorise, ata ne diten e clirimit te Skenderajt nuk kane marre fare pjese atje, por ato kane qene duke u marre me problemet familjare te pas luftes.

Ndersa pala mbrojtese ka shfaqur shpresen se gjate kesaj procedure te hetimit do te vertetohet se hetimet kunder Ish-ushtareve jane te pabazuara dhe rrjedhimisht ato kane per tu pushuar.

Similar Posts: